113 vjet polici e Shtetit, aktivitet në DVP Dibër

113 vjet polici e Shtetit, aktivitet në DVP Dibër
Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit shqiptar u zvhillua një ceremoni zyrtare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Artion Duka, Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Dibër, familjarë të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Në fjalën e tij, Drejtori Duka, tha se historia e policisë së shtetit është ndërtuar mbi përpjekje, sakrifica dhe përkushtim. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, i cili vlerësoi punën e strukturave të policisë së shtetit në Qarkun Dibër. Gjatë ceremonisë u vlerësua vepra e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, njëkohësisht Dëshmorë të Atdheut, gjaku i të cilëve qëndron në flamurin kombëtar dhe në themelet e kombit. Si simbolikë festive, por dhe si dëshmi e vlerësimit dhe mirënjohjes për punën e tyre, gjatë ceremonisë u nderuan me certifikata “Për Shërbime të Dalluara”, punonjësit e Policisë, Drejtues Dritan Malaj; Komisar Xhevdet Çiku; Inspektor Fatmir Lleshi.