Ballina Qarku Diber MAT 109 vjetori i Policisë së Shtetit, një rrugë në Burrel merr emrin...

109 vjetori i Policisë së Shtetit, një rrugë në Burrel merr emrin “Baftjar Stafasani”

0

Me 13 Janar të vitit 1913, një vit e pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit Osman, qeveria e dalë nga kuvendi i Vlorës krijoi policinë e shtetit. Pikërisht në kuadër të kësaj dite janë zhvilluar në të gjithë vendin aktivitete përkujtimore të kësaj ngjarjeje të shënuar. Të pranishëm ishin efektiv të këtij komisariati, ish punonjës policie dhe familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.

Më pas aktiviteti u zhvendos tek ish agjensia e vjetër, ku Bashkia Mat me propozim të Komisariatit policinë e shtetit bëri të mundur emërtimin e një rruge me emrin e “Dëshmorit të Atdheut” Baftjar Stafasani. Në ceremoninë e zhvilluar këtu mori pjesë Kryebashkiaku Agron Malaj, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Palamani, Shefi i Komisariatit të Policisë Mat, Ervin Hasrama, Zëvendëskryetarët e Bashkisë Mat, Flutura Biba e Myslym Zeneli, efektiv të këtij komisariati si dhe familjarë e pasardhës të policëve të rënë në krye të detyrës. Shefi i komisariatit, Hasrama vlerësoi punën e bërë nga efektivët ndër vite.

Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj vlerësoi punën dhe figurën e policisë së shtetit e veçanërisht të atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.

Në emër të familjes Stafasani, përshëndeti bashkëshortja e dëshmorit të atdheut Baftjar Stafasani, Nafie Stafasani.

https://www.youtube.com/watch?v=t8KFk9XCLs0
Exit mobile version