101 vjeçarja Hane Krosi nga Klosi, që rrëfen detaje nga një shekull jetë

101 vjeçarja Hane Krosi nga Klosi, që rrëfen detaje nga një shekull jetë

Të mbash një shekull jetë mbi supe dhe ta rrëfesh atë është paksa e vështirë, megjithatë, Hane Krosi nga fshati Bel i Bashkisë Klos, na tregon episode të jetës së saj prej 101 vitesh. Nënë Hane Krosi ndan me ne disa episode të jetës së saj të vështirë dhe se i është dashur që fëmijë të punojë. Në moshën 11 vjeçare është dashur të gatuajë bukën, ndërsa më pas të bëjë të gjitha punët e shtëpisë, e madje të ndihmojë edhe në punë më të vështira. 101 vjeçarja ka një peng, që të ishte e shkolluar.

Djali i Hanes, Afrimi tregon se nëna ka vuajtur shumë duke rritur pesë fëmijë me sakrificë të madhe.

Sot nën Haneja numëron plot 23 nipër e mbesa.