“1001 aventura” bashkojnë bizneset dhe qytetarët në qendër të Bulqizës
Ekspozita “1001 Aventurat në Bulqizë” ka mbledhur shumë biznese dhe qindra qytetarë në qendër të Bulqizës.
E organizuar si një iniciativë e bizneseve që operojnë fushën e turizmit, të aposionuarve pas sporteve të natyrës dhe shumë përfaqësuesve të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Bashkinë Bulqizë, ekspozita mblodhi pranë vetes qindra qytetarë nga e gjithë Bulqizë.
Bizneset pjesëmarrëse prezantuan mundësitë e Bulqizës për të zhvilluar më tej agroturizmin, gjë kjo që me hapjen e rrugës së Arbrit dhe asaj nga Ura e Çerenecit në Librazhd, do të marrë një hov të madh.
E kontaktuar nga Bulqiza.info në lidhje me këtë aktivitet, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Kulturës dhe Turizmit në Bashkinë Bulqizë, Ledjana Gjoka, shprehet se këto lloj aktivitetesh jo vetëm promovojnë mundësitë dhe potencialin që ka Bulqiza me pasuritë e saj për të rritur numrin e turistëve vendas dhe të huaj, por nga ana tjetër ndihmojnë edhe në krijimin e një atmosfere argëtuese në qytet.