100 vjet Burrel, Malaj: Për tre ditë me radhë do të ketë aktivitete të shumta

0

Që prej vitit 1922 Burreli ka qenë njësi administrative ku dhe ka marrë statusin Bashki. Në kuadër të vitit jubilar të kësaj ngjarjeje, bashkia Mat ka menduar organizimin dhe zhvillimin e një sërë aktiviteteve për tre ditë me radhë, nga data 5, 6 dhe 7 Maj. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, ka zbuluar detaje të këtyre aktiviteteve që nisin që të enjten, për të kulmuar më pas me aktivitetet e ditës së shtunë, me simpozium shkencor, festival për fëmijë, e shumë aktivitete të tjera. Sipas Malajt këto nuk do të jenë aktivitetet e vetme që do të zhvillohen gjatë këtij viti, pasi do të ketë edhe të tjera në vijimësi. Në këto ditë festimesh do të jenë të ftuar zyrtarë të lartë qëndroë dhe vendor jo vetëm brenda kufijëve administrativ të vendit, por edhe jashtë.
Për realizimin e aktiviteteve të 100 vjetorit të Bashkisë Burrel, organizimeve të Bashkisë Mat i është bashkangjitur edhe Bashkia e Klosit si dhe institucione të tjera.