Ballina AKTUALITET 10 minuta në ajër, helikopteri i urgjencës nuk ulet dot te Trauma,...

10 minuta në ajër, helikopteri i urgjencës nuk ulet dot te Trauma, transportonte minatorin në gjendje të rëndë

0

Një prej minatorëve të asfiksuar në minierën e Martaneshit mesditën e sotme, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për marrjen e një shërbimi më të specializuar mjekësor.

Gjendja e tij shfaqet e rënduar, ku dhe siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga FaxNews, minatori 50-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. E., transportohet me barrel në gjendje të pavetëdijshme.

Pasi ka mbërritur te Trauma helikopteri nuk ka mundur dot të ulet pas dy tentativave dhe tashmë sipas raportimeve nga vendngjarja, të gazetarit të FaxNews Lisi Myrta, ai nuk shihet më as në hapësirën ajërore mbi spital.

Exit mobile version