Rekamë

Tërmeti i një viti më parë do të shkaktonte 51 viktima e ku mijëra familje mbetën pastrehë në shkallë vendi. Për ndonëse këtyre familjeve ju premtua se brenda vitit do të hynin në banesa të reja, ende një pjesë e tyre vijojnë të jetojnë në çadër. E tillë është edhe familja Hoxha nga fshati Bejnë i Bashkisë së Klosit. Mërsim Hoxha jeton në çadër prej 12 muajsh bashkë me bashkëshorten e tij, duke u përballur me të ftohtin dhe të nxehtin. Megjithëse ai trajtohet me bonus qeraje, për Mërsimin kjo nuk është zgjidhje pasi ato para shkojnë për ilaçe.

Banori i fshatit Bejnë, Mërsim Hoxha thotë se i ka humbur shpresat nga shteti për një banesë të re, ndaj ai ka vendosur të rifutet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti edhe pse i rrezikohet jeta.

Ndonëse në Bashkinë e Klosit 27 familje mbetën në qiell të hapur për shkak të tërmetit të vitit të kaluar, kjo bashki nuk është përfshirë ende në planet e rindërtimit të qeverisë. Në këto kushte, banorët tashmë e kanë humbur shpresën se do të përfitojnë banesa të reja.