Një tjetër rast i ri me Covid-19 është shënuar në Mat. nuk dihet saktësisht se cili nga tamponët e dërguar gjatë dy ditëve të fundit ka rezultuar pozitiv me kronavirus. Po ashtu këtë të enjte janë edhe dy raste të reja me Covid-19 të shfaqura në Bulqizë.
Numri total i të infektuarve aktiv me Covid-19 në të gjithë Qarkun Dibër është 24 nga 21 që ishte një ditë më parë. Megjithatë, qarku Dibër mbetet me numrin më të vogël të të infektuarve nga 12 Qarqet e vendit.
Vetëm nga Bashkitë Mat e Klos janë dërguar për analizë këtë të premte në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë 16 tampon të marrë në vatra të ndryshme të infeksionit si dhe tek personat që kanë raportuar shenja të virusit korona.