1 Qershori në Burrel, fëmijët shfrytëzojnë parkun “Mbretëresha Geraldinë”

0

1 Qershori është festa e cila pritet me padurim nga fëmijët. Orgaiznimet festive në këtë ditë janë të ndryshme ku fëmijët që nga ata kopshteve zhvillojnë aktivitete argëtuese. Disa fëmijë kanë zgjedhur ambjentet ku qëndrojnë në ditë për t’i kthyer ato në festive të dekoruara enkas për 1 Qershorin. Këtë kanë bërë edhe disa grupe të kopshtit numër 2 të qytetit të Burrelit, duke festuar me njëri – tjetrin në ambjentet e këtij kopshti.
Por të shumtë ishin ata që kishin zgjedhur hapsirën e gjelbërt dhe të freskët të parkut “Mbretëresha Geraldinë”. Fëmijë të organizuar në klasa apo grupe kopshtesh shfrytëzuan hapsirat e këtij parku për tu argëtuar me lojëra të ndryshme që nga lojërat me top e deri tek sfilatat. Por edhe fëmijët e kopshteve e dekoruan parkun me ngjyrat e festës së 1 Qershorit.
Parku “Mbretëresha Geraldinë” shërbeu thuajse gjithë paraditen e kësaj të Mërkure si skenë e festës së 1 Qershorit.