
Banorët e fshatrave Zall-Gjoçaj, Lam i Madh, Dukagjin e Gjoçaj kanë vijuar rezistencën e tyre në mbrojtje të ujit të tyre, për të mos lejuar përdorimin e tij për hidrocentral. Banorët u mblodhën sërisht në fundjavë edhe pse pak ditë më parë Gjyakata Administrative në Tiranë i dha të drejtë firmës të vijonte punimet.
Ata zhvilluan një tjetër protestë pranë çadrës së ngritur në kantierin e punimeve të firmës që po ndërton HEC-in. Banorët të cvilët janë mbështetur edhe nga aktivistë në mbrojtje të lumenjëve, thanë se nuk do të ndalen për asnjë arsye derisa punimet të ndalen dhe Parku Kombëtar i Zall-Gjoçajve të mos preket.
Nga ana tjetër, banorët u shprehën se nëse nuk do t’i mbrojnë pasuritë e tyre, ata nuk kanë më asnjë mundësi jetese në këtë zonë ku u lindën e u rritën me dhjetra breza.
Edhe pse ishte një protestë e paralajmëruar prej një jave në rrjetet sociale, për çudi, ajo u monitorua nga vetëm dy efektiv policie, ku ndryshe nga herët e tjera që morën pjesë me dhjetra forca të komisariatit të Matit e ato të RENEA-s.