Rekamë

Xhaxhai i Eglantina Bucit, Bashkim Buci ka depozituar në Policinë e Tiranës një kërkesë për të marrë eshtrat e mbesës së tij dhe për t’i bërë varrimin.

Raportohet se eshtrat nuk i janë dorëzuar familjes, pasi hetimet vijojnë ende. Ndërkohë, pritet një urdhër nga prokurori i çështjes.

23-vjeçarja u vra 8 vite më parë dhe eshtrat e saj u gjetën të groposura në Malin me Gropa. Për vrasjen makabre akuzohet i ati, Faik Buci dhe vëllai, Shkëlzen Buci.

Babai i viktimës është arrestuar, ndërsa të vëllait i është komunikuar akuza në burg, ku vuan dënimin për “tentativë vrasje”.

Eglantina Buci u vra pasi u largua nga banesa për të bashkëjetuar me të dashurin e saj, pa dëshirën e familjarëve.

Për të zbardhur këtë krim të mbuluar nga heshtja, hetuesve shqiptarë u është dashur nga vitit 2012 ta rihapin dy herë dosjen.