Vijon situata e vështirë në rrugën e Arbrit. Policia në ndihmë të shoferëve

0

Vijon prej disa orësh situata e vështirë për shkak të reshjeve të borës në rrugën e Arbrit.

Segmenti më i vështirë mbetet Qafa e Murrizit ku kalimi pa zinxhirët përkatës është thuajse i pamundur.

Policia e shtetit është gjendur pranë drejtuesve të mjeteve duke i ndihmuar të vendosin zinxhirët.