Vijon shkatërrimi i lumit Mat, banori: Salillari merr zhavorrin, po na shkatërrojnë zonën

0
11

 Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të Matit. Disa ditë më parë janë penalizuar disa kompani që shfrytëzonin inretet në shtartin e këtij lumi, ndërsa një tjetër kompani po masakron madje pranë urës duke rrezikuar dhe këmbët e saj.

Edhe pse rrezikojnë urën, marrja e interteve nga kjo kompani po gërryen dhe tokë bujqësore të fermerëve të zonë.

Eskavatorët që nuk pushojnë as natën në një zonë turistike siç është kjo në fshatin Skura

Eskavatorët e kompanive të inerteve çorientojnë rrjedhën e lumit, ndërsa institucionet që duhet të kontrollojnë këtë aktivitet të paligjshëm, nuk marrin mundimin të parandalojnë këtë katastrofë ekologjike.null

Një banor i zonës tregon për atë që ndodh në ditën për diell pranë rrugës nacionale dhe kjo firmë nuk ndalet në shfytëzimin pa kriter të inerteve duke dëmtuar shtratin e lumit, tokë bujqësore dhe imazhin e natyrës së mrekullueshme të fshatit turistik në Skuraj.

“Quhem Agustin Kulla. Këtu ka katër muaj që punojnë dhe marrin zhavorr pa kriter. Lumi Mat nuk preket. Kam kërkuar nga Bashkia, kam bërë kërkesë pas kërkese, kam dalë dhe para mediave por nuk është bërë asgjë. Kërkoj nga shteti shqiptar që të mbrojë tokën dhe jo të marrë zhavorrin kompania Salillari. Nuk është e lejueshme. Kjo është zonë e Mbrojtur. As Ministria e Mjedisit nuk më ka kthyer përgjigje,”– dëgjohet të thotë ai.

 Pas lajmeve të publikuara,Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, procedoi penalisht dy persona: L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Gjithashtu, IKMT njoftoi se të dy personave të gjetur në vendngjarje iu është vendosur një gjobë prej 2 milionë lekë të reja. Eskavatorët e gjetur në shtratin e Lumit, janë bllokuar nga Policia e Shtetit dhe IKMT.