Ura në hyrje të qytetit, Çupa: Rama premtoi financimin e projektit, por nuk e mbajti premtimin

0
13


Një ndër objektet më problematike të infrastrukturës rrugore në qytetin e Klosit është ura në hyrje të tij. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa ka depozituar prej vitesh një projekt pranë Fondit shqiptar të Zhvillimit për financim. Çupa tha se për urën në fjalë, i ka premtuar financimin edhe kryeministri Edi Rama në nëntor të vitit 2017.

Nga ana tjetër, Çupa tha se investimi është i domosdoshëm pasi në këtë urë kalojnë edhe mjete të tonazhit të rëndë dhe mund të rrezikojë nga momenti në moment shembjen.

Po ashtu Çupa tha se projekti do të përfshinte edhe urën me hark aty pranë dhe e gjithë zona do kthehej si një atraksion mes të resë dhe të vjetrës: