I dënuar me burg përjetë, Marjan Rroku, kishte dëshirë të madhe për tu punësuar pranë biblotekës së burgut të Peqinit. Marjan Rroku, ish-agjenti i ShIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë.
Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit, ku Rroku vuan dënimin, dhe për pasojë ish-agjenti i ShiK-ut, i ishte drejtuar gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar nga kjo e fundit, ta emëronte si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin.
Administrata e burgjeve ka vendosur ta transferojë Marjan Rrokun, nga burgu i Peqinit në burgun e Burrelit dhe për pasojë gjykata e Elbasanit ka vendosur këtë javë të shpallë moskopetencën dhe çështjen t’ia kalojë për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Matit, e cila ka në juridiksion burgun e Burrelit.