Rekamë

Pyjet e Matit, Klosit e Bulqizës ishin përfshirë prej ditësh nga zjarret duke djegur me dhjetra hektarë sipërfaqe me halorë, dushqe e kullotë. Megjithë ndërhyrjen e autoriteteve vendore neutralizimi i këtyre zjarreve ishte i pamundur për shkak të terrenit të vështirë ku ata ndodheshin. Edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter nuk solli ndryshim në malin e Balgjajt, pasi sipërfaqja ishte shumë e madhe dhe tymi që çlirohej nga zjarri pengonte fushëpamjen. Por reshjet e shiut të rëna paraditen e kësaj të marteje kanë fikur zjarret që vijonin aktive si në Macukull ashtu edhe në malin e Balgjajt. Ndonëse dëmi i shkaktuar nga këto vatra zjarresh në masivet pyjore më të bukura të Matit, ende nuk ka asnjë autor për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Ekspertët mjedisor shprehen se pasojat e zjarrit janë të mëdha jo vetëm momentale sidomos në masivet pyjore me pemë të larta të cilat duan dekada të shkojnë në ato lartësi.