
Fundjava që lam pas ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të infektimeve me Covid-19 në Qarkun Dibër. Vetëm një ditë më parë u zbuluan 27 raste të reja në këtë qark, përkatësisht 12 raste në Bulqizë, 11 në Mat, 3 në Dibër dhe 1 rast në Klos.
Të dielën numri i të infektuarve aktiv në Qarkun Dibër kapi shifrën e 206 personave.
Edhe në rang vendi numri i infektimeve ka njohur vetëm rritje. Aktualisht në vendin tonë janë mbi 12 mijë qytetar që janë të infektuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Shenjat e sëmundjes mbeten të njëjta edhe tek variantet e reja siç është DELTA. Mjekët këshillojnë që të informohen menjëherë që të mos ngatërrohen shenjat e Covid me të gripit të zakonshëm stinor.