Rekamë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njoftoi se në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët.

Kështu, 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime janë kapur me çmime abuzive ndaj qytetarëve. Rastet, njofton ministria e Financave dhe Ekonomisë janë konstatuar pas denoncimit të qytetarëve.

Ndërkohë që nga dita e nesërme, në qytetet kryesore të vendit do të ketë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së për të kontrolluar situatën dhe çmimet me qëllim shmangien e abuzimeve.