Riatdhesimi në Shqipëri, publikohet kalendari i udhëtimeve

0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar këtë të enjte kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen duke nisur nga e shtuna, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kërkojnë të kthehen në atdhe.

Sipas njoftimit, më datë 18 prill do të kryhet udhëtimi  Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë.

Ndërsa në datën 19, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë.

Kujtojmë se të gjithë ata persona që do të rikthehen përmes Air Albania, do të duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë, në një prej hoteleve në Durrës, të cilat janë vënë në dispozicion për të kryer shërbimin.