
Situata e rënduar me të shtruar në Spitalin Infektiv po sjell edhe shumë humbje jete njerëzish. Mësohet se ka ndërruar jetë nga një pacient në Tiranë.
Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.
65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën.
46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.