QSH Klos, masa për Koronavirusin, Kola: Asnjë rast i dyshimtë deri tani

0
34

Qendra Shëndetësore në Klos vijon të jetë në gatishmëri të plotë për tju ofruar qytetarëve shërbimin e nevojshëm shëndetësorë. Ndërkohë që tashmë në vendin tonë janë shfaqur disa raste të Covid-19, kujdesi në këto qendra është shtuar më tej. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Klos, Valbona Kola tha se personeli ka marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme si dhe është pajisur me bazë materiale. Po ashtu Kola tha se stafi këshillon çdo pacient për Koronavirusin, pavarësisht se për çfarë shqetësimi është paraqitur ai aty.

Deri tani sipas Kolës në Klos nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë të shfaqjes së Koronavirusit, ndërkohë që për pacientët që mund të dyshojnë se kanë ato shenja, duhet të telefonojnë numrin e urgjencës 127.