Qershitë e Dibrës ende jeshile, kultivuesit: Janë dy javë me vonesë

0

Jemi në datën 14 Maj dhe ende në treg nuk ka dalë prodhimi i qërshive të Dibrës. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky frut i mungon tregut të paktën prej dhjetë ditësh. Kultivuesit e qershirë në Dibër, thonë se kjo vonesë ka ardhur si rezultat i temperaturave të ulta që mbajtën gjatë muajit Prill, por edhe në Maj. Shumë varrietete që duhej të ishin pjekur janë ende jeshile në degë, dhe duan ende kohë të piqen. Malok Stërmilla, është një ndër prodhuesit e qershisë në Dibër. Plantacionin me qershi ai e ka në fshatin Kicë të Njësisë Administrative Melan, por megjithëse ka shumë varietete që piqen në kohë të ndryshme, ende nuk ka nxjerrë asgjë në treg. Megjithatë, Stërmilla shprehet se prodhimi i sivjetshëm pritet të jetë më i mirë.

Zona e Dibrës ka një sipërfaqe prej dhjetra hektarësh të kultivuar me qershi.