Rekamë


Prej afro një muaji banorë të fshatrave të Njësisë Amdinistrative Derjan në Bashkinë e Matit vijojnë të jenë të ngujuar në çadrën e ngritur në Melth.
Banorët kanë zhvilluar herë pas here protesta me numër të madh pjesmarrësish, duke kundërshtuar me forcë vijimin e punimeve. Ndërkohë pak ditë më parë ata zhvilluan një tjetër protestë, megjithëse Gjykata Administrative në Tiranë kishte vendor kundër tyre.

Ndonëse në disavantazh edhe me gjykatën, banorët thonë se do të vijojnë rezistencën e tyre, në rrugë gjyqësore por edhe duke protestuar pranë kantierit të ndërtimit.

Banorët thanë se për protestën e zhvilluar fundjavën e kaluar janë thirrur edhe në polici, pasi kjo e fundit e ka konsideruar të paligjshëm tubimin, ndonëse ajo është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident.

Në mbrojtje të kauzës së këtyre banorëve të shtunën do të zhvillohet një protestë në Londër të Britanisë së Madhe e organizuar nga djemtë matjan që jetojnë atje. Ata do të mblidhen në orën 10:00 para Ambasadës së Shqipërisë.