Home Blog Page 335

A janë të lidhur? Kledi Hysa dhe Sheila shuajnë dyshimet e fansave

0

Dy ish- banorët e BBV kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre.

Thuhet që dy ish- banorët e BBV janë në një marrëdhenie së bashku por ata kanë shprehur që nuk është e vërtetë pasi kanë vetëm marrëdhenie pune dhe janë miq shumë të mirë.

Ndërsa besojmë atë cfarë Kledi ka deklaruar që është në një marrëdhenie shohim atë shumë afër me Sheilën, duke na lënë të nënkuptojmë diçka më shumë.
Çfarë po ndodh vallë?!

A.H Mattv.al

Azgan Haklaj shpërthen ndaj Berishës pas 8 janarit: Sulm barbar kundër djemve dhe vajzave spartanë

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, për të folur për situatën në Partinë Demokratike pas përplasjes Berisha-Basha.

Haklaj deklaroi se pamjet e 8 janarit ishin të rënda, duke shtuar se kjo tentative ishte e njejtë si dikur në kohën e “Mehmet pushtuesit”.

“Janë pamje shumë të rënda ato të datës 8 janar. Ne paralajmëruam ccfarë do të ndodhë. Njoftuam opinionin publik, SHBA-të, qeverinë shqiptare. Grupe kriminale ishin përgatitur për grusht shteti, do të sulmonin Selinë. I pamë me shkallë si në kohën e Mehmet pushtuesit. Si në kohën e lashtë të Romës. Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të PD-së ndodheshin në Selinë e PD-së”, tha ai.

Të pranishmit në mbledhjen e Lulzim Bashës brenda Selisë në datë 8 janar, Haklaj i krahasoi me spartanët, për të cilet tha se qëndruan të fortë përballë vëllezërve të tyre jashtë.

“8 janari i shte kryqëzatë e ideuar nga ish-kryeministri Berisha, ish-ministri Noka dhe të tjerë ish-drejtues. Një ansambël fatkeqësisht dhune. Me mjete të forta. Me një platformë të qartë pamë një përpjekje për ta djegur PD-në. Berisha u përpoq ta kthente ne luftë të Shenjtë si Papa në luftën e kryqëzatave. Tha se vllaznia myslimane e Tetovës ndodhet në Selinë e PD-së. Kjo është një gënjeshtër. Aty kanë qenë djem dhe vajza të PD-së, spartane, që për dy orë i qëndruan sulmit barabr, mesjetar të vëllezërve të tyre në oborrin e PD-së. Berisha u bë Bethoveni i dhunës mbi selinë e tij. Berisha tha nga Shkodra se do ta sulmojë përsëri selinë për ta marrë. Por problemi është se nuk do ta marrë selinë. Është egocentrizëm. Selia është e demokratëve. Berisha donte gjak, dhunë, vrasje”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaxnews.tv%2Fvideos%2F404516424783322%2F&show_text=false&width=560&t=0

Bashkia Mat punime në përmisimin e rrugës në Gjoçaj krebashkiaku Agron Malaj: Do të bëjmë maksimumin për të përmisuar infrastrukturën

0

Bashkia e Matit vijon investimet per permisimin e infrastruktures rrugore ne disa zona rurale te kesaj bashkie.

Kryebashkiaku Agron Malaj publikoi disa foto ne profilin e tij te facebook te punimeve per zgjerimin e rruges qe bashkia po kryen ne fshatin Gjocaj.

Sipas Malajt Bashkia Mat do te beje maksimumin per permisimin e infrastruktures rrugore ne gjithe njesite qe perfshin bashkia e drejtuar prej tij.

Statusi i Malajt ne facebook

Vijon puna për zgjerimin e rrugës në #Gjoçaj
Ne do bëjmë maksimumin tonë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në Bashkinë #Mat!

Deputeti Lavdrim Krrashi përkujton vdekjen e Skënderbeut

0

Deputeti i Qarkut Dibër ishte ndër të paktët politikanë socialistë që u kujtua të përkujtonte ditën e vdekjes së heoit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Krrashi h shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për të kujtuar prijësin më të madh të të gjitha kohrave.

Statusi i Krrashit në facebook

Sot është një ditë për të kujtuar një nga prijësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, emri dhe vepra e të cilit qëndron në themelet e kombit, shtetit dhe vetëdijes kombëtare për të gjithë shqiptarët – GJERGJ KASTRIOTI!

Klos, rritet numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen

Që nga data 1 Janar, është rritur kërkesa e qytetarëve që duan të vaksinohen në Bashkinë e Klosit. Kjo konfirmohen nga të gjitha pikat e vaksinimit në këtë bashki, por kryesisht në Njësinë Administrative Klos e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve. Kryevaksinatori pranë Qendrës Shëndetësore Klos, Bashkim Doka thotë se kërkesat në rritje kanë ardhur për disa arsye që nisin nga detyrimi që ka administrata, rritja e numrit të infektimeve të reja si dhe nevoja për të lëvizur jashtë shtetit. Doka shprehet se mosha e qytetarëve që paraqiten për tu vaksinuar është nga 16 e sipër, ndërsa të moshuarit janë paraqitur për të marrë dozën e tretë të vaksinës. Vetëm në këtë pikë vaksinimi kanë marrë dozën e parë, të dytë dhe të tretë deri tani rreth 4 mijë qytetar.

Dibër, ndërpriten kërkimet për të humburin Tofik Xhika

Pas afro tre javësh përpjekjesh për të gjetur 49 vjeçarin Tofik Xhika nga Njësia Administrative Fushë Alije në Dibër, janë pezulluar kërkimet në ujërat e lumit Drin i Zi. Specialistët e repartit RENEA kanë kërkuar edhe dy ditë të tjera në zonën ku mendohet se Xhika ka rënë në ujërat e lumit teksa kishte dalë për të peshkuar me 26 Dhjetor të vitit të kaluar. Ndonëse kushtet ishin të përshtatshme për të kërkuar, polumbarët e reneas nuk kanë mund të gjejnë asnjë shenjë të Tofik Xhikës në thellësi të ujit apo anash lumit. Pa reshtur kanë kërkuar edhe familjarët si dhe bashkëfshatarët e Tofik Xhikës në vijën lumore nga fshati Fushë Alije deri në Skavicë në kufi me Bashkinë e Kukësit. Por edhe përpjekjet e tyre nuk kanë dhënë rezultat pasi nuk kanë mundur dot të gjejnë asnjë shenjë prej tij. Tofik Xhika kishte lënë mjetin e tij pranë lokalit të fshatit dhe i është drejtuar bregut të lumit Drin i Zi për të peshkuar, ashtu siç bënte shpesh. Por moskthimi i tij në shtëpi bëri që familja të kërkonte ndihmë. Në breg të lumit janë gjetur vetëm një palë këpucë që mendohet të jenë të Tofik Xhikës e asnjë shenjë tjetër. Dyshohet që Xhika të ketë rënë në ujërat e lumit e të jetë rëmbyer nga rrjedha e tij.

Klos/ 250 nxënës në Kurdari pa ngrohje: Gjini: Do ta zgjdhim problemin sa më shpejt

0

  Mosmarrja e masave për riparimin e një pjese rruge të dëmtuar rëndë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, ka revoltuar drejtuesit e automjeteve që e përdorin segmentin nacional Klos – Bulqizë. Prishja e rrugës këtu është bërë vazhdimisht problem mediatik, por nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë. Kjo ka revoltuar drejtuesit e automjeteve të cilët shprehen se institucionet përgjegjëse po flejnë gjumë dhe nuk detyrojnë firmën të ndërhyjë për ta riparuar. Të tjerë drejtues mjetesh flasin me ironi, duke kërkeuar që i gjithë aksi nga aty deri në Dibër të bëhet në të njëjtën gjendje. Ata kërkojnë që taksat që i paguajnë shtetit ky i fundit t’i përkthejë në investime, pasi gjendja është e papranueshme.

Aksi nacional Klos – Bulqizë ka disa problematika por më e madhja është kjo pjesë këtu në fshatin Kloskatund.

Erdogani në Kuvendin e Shqipërisë: Kemi 600 vjet miqësi, tani edhe aleatë strategjikë

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan tha në Parlamentin e Shqipërisë se dy vendet tashmë janë aleatë strategjikë. Erdogan përmendi njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa shkoi larg në histori duke thënë se dy popujt ishin miq që prej 600 vitesh.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F616207472977251%2F&show_text=false&width=560&t=0

“Kur ne të bashkojmë duart, nuk do të kemi asnjë problem që nuk do ta zgjidhim”, tha Erdogani.

Vijon..

Mjegulla krijon probleme në qarkullim tek rruga nacionale Bulqizë – Klos

0

Mjegulla e dendur ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë gjithë ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Klos. Më problematike situata ka qenë nga pishat në Fushë Bulqizë deri në fshatin Plan i Bardhë. Prania e madhe e mjegullës ka rrezikuar drejtuesit e mjeteve që të shkaktojnë aksidente. Ata shprehen se mungesa e sinjalistikës horizontale e asaj vertikale, bëhet burim aksidentesh në kohën kur ka prani të mjegullës. Shumë prej mjeteve janë gjetur të papërgatitur për praninë e mjegullës, pasi nuk kishin ndriçim të mjaftueshëm, ndërsa të tjerë janë detyruar të lëvizin me bllokazhin hapur. Drejtuesit e automjeteve shprehen se autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme që të mos ketë probleme në situata të tilla kur ka prani të mjegullës.

  Veç mungesës së sinjalistikës, në aksin nacional Bulqizë – Klos ka edhe prani të gropave, ç’ka vështirëson akoma më shumë lëvizjen në të.

Blutë e Pukës arrestojnë një 39 vjeçar: Tentoi të përdhunonte një grua 43 vjeçe

Një burrë nga Puka është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi i identifikuar vetëm me inicialet E.U, ka tentuar të përdhunojë një shtetase 4 vite më të madhe në moshë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe”, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme hetimore.