Home Blog Page 332

Instituti i Gjeoshkencave: Nesër stuhi e shtrëngata në Dibër

0

Instituti i Gjeoshkencave njofton se duke nisur nga sot pasdite, edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje intensive shiu në Qarqet Dibër dhe Tiranë, ndërkohë që, në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan reshjet do të jenë të një intensiteti më të ulët.

Ndërkohë, në verilindje të vendit pritet të ketë prezencë të shtuar të reshjeve të dëborës, kryesisht në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.



Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave:

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) priten reshje lokalisht intensive në qarqet Dibër dhe Tiranë, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, lokalisht mesatare në Qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Në verilindje të vendit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës në lartësinë 500m mbi nivelin e detit. 

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 10 °C

në vendet e ulëta: 5 / 8 °C

në vendet malore: 0 / 4 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në zonat malore e fortë.

Vranë Eglantina Bucin, Prokuroria kërkon 50 vjet burg për autorët nga Dibra

0

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Buci të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë.

Prokuroria ka kërkur 25 vite për Faik Bucin dhe 25 të tjera për Shkëlzen Bucin,  për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në vitin 2012, ku Englantin Buci, 23 vjeç u vra nga babai dhe vëllai dhe u gropos në Malin me Gropa që ndodhet ngjitur me kufirin me Parkun Kombëtar të Dajtit.

Si ndodhi vrasja e Eglantina Buçit?

Në vitin 2012, Eglantina, e datëlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë vendosi që të largohej nga shtëpia e familjes dhe të bashkëjetonte me një djalë, me të cilin ishte në një marrëdhënie dashurie.

Mirëpo vendimi që Eglantina të largohej nga shtëpia ishte në kundërshtim me atë që familjarë e saj donin, kryesisht meshkujt e familjes (babai dhe vëllai), ata e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes.

Babi dhe vëllai e çuan Eglantinën në Malin me gropa dhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga babai dhe vëllai i saj të cilët kryen aktin makabër me gjakftohtësi. Për të humbur gjurmët, ata e varrosën  Eglantinën në ‘Malin e Gropa’ duke u larguar më pas nga vendngjarja.

Një muaj pas groposjes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi policinë.

Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prostitutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit. Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur.

Në vitin 2017 Shkëlzen Buci ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj aktorit Mishel Prelës (vrasje kjo e cila ishte me pagesë).

Pas ekspertizës mjeko-ligjore të eshtrave të viktimës, doli se ajo ishte Eglantina Buci dhe pikërisht autorë ishin i ati dhe i vëllai. Ndërsa arrestimi i babait të Eglantinës, u bë në shtator të 2020.

Ura e Vashës, gjurmë historie e legjende

0

Gjendet mbi lumin Mat, dhe bashkon brigjet e tijë në dalje të kanionit të ngushtë që zbret nga mali i Dishit dhe ai i Vrrithit.

Ura është ndërtuar me një hark dhe në anën e djathtë të rrjedhës ka një dritare shkarkuese. Këmbët e saj janë vendosur në malin e Vërrithit dhe malin e Dishit.

Është 11 metra e gjatë, hapësira e dritës midis dy këmbëve është 7 metra. Dhe lartësia e harkut nga pasqyra e ujit po 7 metra. Gjerësia e trasesë së urës është 2.8 m dhe është shtruar me gurë e rrasa.

Harku i saj është gjysmë rrethor dhe është punuar me gur gëlqeror të latuar e të skuadruar dhe me qemer të dyfishtë. Të dy anët e qemerëve janë përforcuar me ganxha hekuri.

Mendohet se është 300 vjeçare por që gëzon ende një gjendje mjaft të mirë.

Ura ka qenë prej shekujsh një nyje mjaft e rëndësishme e aksit të rrugës së Arbërit ku karvanet, udhëtarët e ushtritë kalonin nëpër të.

Ura e Vashës ngjan me “Urën e Mesit” në Shkodër dhe me “Urën e Kamares” në Librazhd. Që dihen se kur janë ndërtuar; “Urën e Mesit” e ka ndërtuar Mehmet pashë Bushati në shek. XVIII. Kurse “Ura e Kamares” ka pasur një kushtim që datonte vitin 1715.

Emri “Ura e Vashës” nga ka ardhur?!

Ura e Vashës” nuk ka pasur këtë emër.

Sipas legjendës, ura ka marrë këtë emër nga që një familje nga fisi Skuraj që jetonte në Gur të Bardhë. Familja kishte vetëm një vajzë. Vajza (vasha) shiti pajën (prikën) e sajë për të ndërtuar irën.

Dhe a kishte vend më të mirë, më të rësishëm dhe kontribut më të madh se të ndërtosh një urë këtu…?!

Kjo urë më parë quhej “Ura e Skurës” dhe e ka ndërtuar si vepër bamirësie Haxhi Skura nga lagja “Mansaj” e Gurit të Bardhë, afërsisht 300 vite më parë.

Ajo i ka marrë emrin “Urës së Vashës” që gjendet rreth 200 metra larg saj, në zallin e Dishit (që zbret nga Guri i bardhë) dhe që sot quhet “Ura e Skurës”.

Duke qenë më e rëndësishme dhe emri “Ura e Vashës” më simbolik mban sot këtë emër, duke u njohur si e tillë në gojën e kalimtarëve.

Investimet amerikane në Shqipëri, nga Skavica te Exxon në Vlorë

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se, investimet amerikane në Shqipëri kanë pasur rritje, duke evidentuar kompaninë  Bechtel që do të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës dhe Exxon do të sjellë gaz të lëngshëm natyror në Vlorë.

Në një intervistë televizive Kim u shpreh se “kam pasur tri prioritete këtu: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Mendoj që kemi bërë përparim të mirë në të tri frontet. Tek demokracia, siç e shihni, po bëjmë përparim me reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të demokracisë dhe e di që do të flasim edhe më vonë për këtë”.

Për investimet amerikane në Shqipëri Kim theksoi se, “vitin e kaluar, kishim dy kompani shumë të mëdha amerikane që kanë filluar projekte këtu. Njëra është Bechtel që do të merret me hidrocentralin e Skavicës. Kjo është në fazën 1, atë të eksplorimit. Nëse dhe kur projekti të mbarojë, do të jetë kontrata më e madhe tregtare amerikane, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon. Bashkë me këtë, një tjetër kompani e madhe amerikane e quajtur Exxon do të sjellë gaz të lëngshëm natyror në Vlorë, tek ai që është termocentral dhe do të konvertohet. Përtej kësaj, ka kompani të tjera amerikane që kanë investuar këtu. Pra, aktualisht, jemi në një trajektore pozitive dhe, në fakt, po shihja shifrat dhe vura re që për tregtinë, vitin e kaluar arritëm 162 milionë dollarë, një rritje 47% krahasuar me vitin e mëparshëm dhe për FDI, kaluam nga 89 milionë në 151 milionë. Nuk janë shifra shumë të mëdha, por lajmi i mirë është që mendoj se jemi në një trajektore për të arritur shifra gjithnjë e më të mëdha me kalimin e viteve”.

Në lidhje me perspektivën për të ardhmen, Kim tha se, “perspektiva është shumë pozitive dhe e them sepse, së pari, Shqipëria ka një forcë punëtore të mrekullueshme, të re, çka është avantazh në rajon; së dyti, Shqipëria po punon mirë me fqinjët e saj. Për shembull, gjëra si Ballkani i Hapur, që synon të rrëzojë barrierat mes vendeve për ta bërë biznesin më të lehtë. Kjo do të ndihmojë sepse Shqipëria është vend me 2.8 milionë banorë, një popullsi jo shumë e madhe, pra jo treg shumë i madh. Por kur e kombinon me të gjithë të tjerët në rajon, prandaj ka rendësi që Ballkani i Hapur të mbetet i hapur vërtet për të gjithë gjashtë vendet. Kur i bën bashkë, bëhet një treg ku kompanitë amerikane dhe të tjerët do duan të investojnë, do duan të vijnë. Kjo është pozitive. Mendoj që do të më pyesësh cilat janë mangësitë, pengesat”.

Sa i përket klimës së biznesit në vendin tone, Kim tha se, “ka potencial të jashtëzakonshëm këtu në Shqipëri, por ka pengesa dhe qeveria shqiptare duhet të bëjë disa gjëra për ta bërë mjedisin këtu më mirëseardhës. Një nga këto gjëra është t’i bëjë rregullat më racionale, më të qarta dhe më transparente. Kjo është një gjë. Tjetra – ku është lidhja midis reformës në drejtësi dhe biznesit – duhet të kemi gjykata të pastra me qëllim që bizneset amerikane të vendosin të investojnë. Ja çfarë shohin bizneset amerikane, çfarë shohin kompanitë kudo në botë kur shohin tregje të reja: a ka treg? Shohin madhësinë e tregut, sa fitim mund të kenë. Shohin nëse rregullat janë të qarta. A mund të nxjerrin fitim duke respektuar këto rregulla? Dhe së fundi, shohin rastin më të keq: nëse ka një mosmarrëveshje për një kontratë, a ka një sistem gjykatash ku mund të marrin një vendim të drejtë, racional? Në këtë moment, përgjigja është: ndoshta. Po kjo është pse theksoj se pasi Shqipëria të ketë gjykata të pastra, pasi investuesit dhe publiku të kenë besimin se vendimet bazohen në ligj dhe jo në ngacmime apo ryshfete siç ndodh tepër shpesh, atëherë do të shihni shumë më tepër investime këtu në Shqipëri. Mendoj se Shqipëria është në një trajektore për t’u bërë vend normal por ka shumë punë përpara”.

Bashkia Dibër hyn në zgjedhje/Meta nxjerr dekretin për zgjedhjet në 6 bashki.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme. Bëhet fjalë për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në 6 bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Kreu i Shtetit uron që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Menjehere pas nxjerrjes se dekretit Meta uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!

Lidhet direkt me Rrugën e Arbrit, Balluku njofton nisjen e punës për projektin më të madh infrastrukturor

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka njoftuar nisjen e projektit infrastrukturor më të rëndësishëm për Tiranën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balluku ka njoftuar se kanë nisur punimet në pjesën veriore e cila është me rëndësoi pasi lidhet direkt me Rrugën e Arbrit.

Sipas ministres, ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve që vijnë nga zona e veriut në drejtim të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Hapëm një tjetër kantier të Unazës së Madhe të Tiranës, projekti më i rëndësishëm infrastrukturor për kryeqytetin. Kemi filluar punën në lotin 2 të pjesës veriore për të vijuar shumë shpejt edhe me lotet e tjera të këtij segmenti i cili merr një rëndësi të madhe pasi do të bëjë lidhjen me Rrugën e Arbrit duke lehtësuar kështu qarkullimin e automjeteve që vijnë nga zona e veriut. Unaza e Madhe e Tiranës do të lehtësoj trafikun në kryeqytet duke e bërë atë më lehtë të aksesueshëm.

Skakohëpërpushim

shqipëriaqëduam

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbballuku%2Fposts%2F296365879198086&show_text=true&width=500

bulqizainfo

Fillojnë nga 300 euro, ankandi gjigant i makinave të sekuestruara nga grupet kriminale

0

Ministria e Ekonomisë së Turqisë ka filluar një ankand gjigant të shitjes së mijërave makinave të sekuestruara gjatë vitit të shkuar në vend.

Mediat lokale raportojnë për makina të kapura në dogana apo që i janë sekuestruar grupeve kriminale, të cilat po nxirren në shitje me çmime tepër të lira.

“Ka makina që fillojnë nga 300 euro”, raportojnë mediat turke, ndërsa gjithçka do të bëhet online duke u ftur në faqen “e-ihale” të qeverisë turke.

Markat e makinave janë të ndryshme, duke filluar nga “Mercedes”, “Audi”, “Volksëagen”, etj., ku secili pjesëmarrës mund të japë ofertën e tij pas një regjistrimi në platform dhe depozitimit të një garancie.

Situatë e paqëndrueshme e infektimeve, 19 raste të reja në Mat brenda 24 orëve

0

  Situata e krijuar nga pandemia si pasojë e prezencës së Covid-19 vijon të jetë e paqëndrueshme. Numri i qytetarëve që zbulohen të infektuar me koronavirus vijon të jetë esktremisht i ndryshueshëm nga dita në ditë. Vetëm një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 19 raste të reja në Mat, 12 në Dibër dhe nga një rast në Klos e Bulqizë.

Mati ka një ndryshim të madh nga dita paraardhëse ku kishte vetëm dy të infektuar. Specialistët shprehen se rritja e rasteve në këtë periudhë ka ardhur si pasojë e hyrjes së variantit të ri Omicron i cili është më infektues së variantet e mëparshme.

Nisur nga kjo situatë, Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Bulqizë e Dibër vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të mbrohen sipas protokollit zyrtarë nga infektimet si dhe të gjithë ata që nuk janë vaksinuar ende, të paraqiten pranë pikave të vaksinimit.

Marrja e vaksinës ulë ndjeshëm rrezikshmërinë në rast infektimi, duke shmangur shtrimet në spitale dhe vdekjet.

“Pingpongu” me shkollën e Suçit, MASR ja delegon përgjegjësinë Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin

0

  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e ka deleguar përgjegjësinë për tju përgjigjur kërkesës për inrofmacion në lidhje me objektin e godinës arsimore të Shkollës së Memse të Bashkuar “Haxhi Lata” në Suç, Ministrisë së Shtetit për Rindërtim.

Duke qenë se Bashkia e Klosit është shprehur se ka depozituar pranë Ministrisë së Arsimit projektin për financim, ne ju drejtuam me shkresë zyrtare kësaj ministrie për të na vënë në dijeni procesin në të cilin ndodhet ky projekt.

Por Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nuk i është përgjigjur shkresës, duke ja përcjellë këtë të fundit, Ministrisë së Shtetit për Rindërtim, ministri kjo e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019.

Kjo lidhet edhe me faktin se objekti është shpallur i rrezikshëm për tu përdorur për arsimimin e rreth 250 nxënësve, pas inspektimit të bërë nga Specialistët e Institutit të Ndërtimit të ardhur nga Tirana.

Mat Televizion do të vijojë të ndjekë këtë problem, duke pritur fillimisht përgjigjen e Ministrisë së Shtetit për Rindërtim, e më pas nëse kjo nuk merr përgjegjësi, do të vijojë me hallka të tjera institucionale.

youtube.com/watch?v=4ZIFmpHXj4Y

“Shitja” e minierës tek kompania turke, flasin bulqizakët: Turqit do të na ulin pagat

Kompania Albchrome pjesë e “Balfin Group” ka transferuar pronësinë e minierës e Bulqizës tek një kompani turke, Yildirim International Mining Investments. Tashmë kjo shitje është zyrtarizuar, gjë të cilën e konfirmojnë edhe grupet sindikale të minatorëve të Bulqizës. Shitja e minierës tek kopmania turke, për qytetarët, ish minatorët dhe minatorët e Bulqizës, nuk pritet të sjellë ndryshim për mirë, madje ata shprehen se turqit i kanë paralajmëruar që tani për ulje pagash.

Albchrome zotëron që prej vitit 2013 konçesionin më të madh minierat të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e ferrokromit në Komsi, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan. Në vitin 2016 qeveria i shtyu për dhjetë vite konçesionin Albchrome. Nisur nga ky fakt, kompania turke Jëlldërëm, do të jetë zotëruese e minierës së Bulqizës deri në vitin 2026.