Home Blog Page 328

Ngricat dhe temperaturat nën zero/ Vijon qarkullimi normalisht në Rrugën e Arbrit

0

Me gjithë ndërprerjen e qarkullimit dy ditë më parë qarkullimi në Rrugën e Arbrit ka vijuar normalisht edhe ditën e sotme.

Pavarsisht temperaturave nën zero dhe ngricave kompania Gjoka ka marrê masa duke hedhur kripë përgjatë gjithë aksit.

Gjithsesi bëhet thirrje për kujdes të gjithë drejtuesit e mjeteve sidomos në bypasin e Murrizit ku rruga është tepër e ngushtë.

Rama pyet qytetarët në Facebook: A duhet ta legalizojmë kanabisin?

Në kudër të nismës së Këshillimit Kombëtar, Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e gjashtë, për të cilën kërkon mendimin e shqiptarëve.

Bëhet fjalë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Kjo është një nga çështjet më të debatuara në vend, ndërsa Rama thotë se për të marrë një vendim duhet edhe mendimi i qytetarëve.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorim vetjak.

Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Po ju si mendoni?”, eshte pyetja qe shtron kryeministri, duke dhene edhe tre alternativa per pergjigje.

Rama pyet qytetarët në Facebook: A duhet ta legalizojmë

POSTIMI I PLOTË

KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6
Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin!

Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon

https://keshillimikombetar.al/

Këngëtari Stine rikthehet në Dibër për pushimet dimërore

Këngëtari i mirënjohur Ernest Duka, njohur me emrin e artit Stine këtë fundjavë është parë në qytetin e tij të lindjes, në Peshkopi.

Gjithmonë Stine ka qenë nje promotor i veçantë i Dibrës duke e promovuar atë pothuajse në çdo dalje të tij.

Në një postim në rrjetin social Instagram Stine ka publikuar një foto pranë zjarrit ku duket se qëllimi i ardhjes së tij në Peshkopi është xhirimi i një klipi të këngës së tij më të re.

Komentet kanë qenë mjaftë dashamirëse dhe duket që publiku e do shumë artin që prej vitesh Stine ka dhuruar.

Dibra ON

Rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel-Milot

Pas ngricave dhe uljes së temperaturave që kanë përfshirë vendin, ka pasur rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel-Milot, pranë Shkopetit, në afërsi të sektorit C.

Kjo situatë është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët pasi përbën një burim aksidentesh, raporton BallkanWeb.

Një devijim i vogël mund të sjellë aksidente fatale, pasi mungojnë mbrojtëset dhe sinjalistika.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Dibra e Bulqiza vijojnë të jenë nën pushtetin e ngricave

0



Dibra e Bulqiza vijojnë të kenë probleme nga situata e krijuar nga acari që ka mbërthyer vendin. Mbrëmjen e djeshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet në lëvizjen e banorëve drejt zonave urbane. Zonat e thella të Lurës, Selishtës,Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre janë edhe pa energji elektrike.
Po ashtu e njëjta situatë është edhe 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe disa fshatra në Tërnovë.
Një pjesë e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta.
Situata rrugore është përmirësuar, por gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi ka ngrica në segmente të ndryshme të rrugëve nacionale. Policia apelon për përdorimin e gomave të dimrit dhe zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe të reduktojnë shpejtësine.
Aksi Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, por duhet të tregohet kujdes në baypasin e Murrizit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi me zinxhirë nga Ura e Veleshicës drejt Vasies
Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi pjesërisht me zinxhirë.
Burime nga spitali Rajonal Dibër bëjnë me dije se nuk ka pasur thirrje për emergjenca shënderësore nga zonat e thella.

Zbardhen emrat e 6 kandidatëve të PS për kryetar bashkie në Dibër

0



Në asamblenë e PS që është zhvilluar ditën e sotme janë propozuar gjashtë kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars.

“Fax neës” bën me dije se PS ka propozuar emrin e Agron Cerrit, kryetari i PS-së për Dibrën, Alma Selamit, mësuese në këtë qytet, Agron Carës, drejtor në bashki dhe kryetar i PS NJA Peshkopi, Arben Keshit, ish-kandidat për deputet, Shkëlqim Murrës, kryetari aktual i Bashkisë Dibër dhe Sokol Sava, kryetar i Këshillit Bashkiak Dibër.

Emrat e propozuar do t’i dërgohen Kryesisë së PSSH-së për miratim.

Në 6 Mars qytetarët e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Vorës, Lushnjes, Rrogozhinës do të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive.

Temperatura ekstreme në Dibër, kreu i Emergjencave Civile: Të gjitha akset të kalueshme

0

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një lidhje për Report Tv, bëri me dije se pavarësisht temperaturave shumë të ulëta, nuk ka problematika me qarkullimin në akset rrugore. Ai bëri me dije se rrugët janë të gjitha të hapura dhe se situata është nën kontroll. Një paralajmërim Çako e pat për qytetarët në Korçë, Dibër e Lezhë, ku tha se do të jenë zonat ku do të ketë më shumë reshje dëbore, duke i kërkuar atyre të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjen natën.



“Të gjitha akset janë të kalueshme, Emergjencat Civile janë në krye të detyrës. Nuk kemi problematika as me furnizimin me energji elektrike. Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë prani të ngricave në rrugë ndaj qytetarët duhet ët bëjnë kujdes gjatë lëvizjes për të shmangur aksidentet. Shoferët duhet të pajisen me zinxhirë në zonat rurale ku ka prezencë akulli apo dëbore. Janë marrë masat për të ndërhyrë në rast se do të ketë zona që mund të izolohen. Jemi në kontakt me shtabet në prefektura dhe bashki për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo nevojë që do të kenë. Nuk besoj të kemi problematika, pavarësisht kushteve të vështira të motit. Zonat veriore dhe ato verilindore, qarku Dibër, Korçë, Kukës dhe mbi-Shkodra janë të ekspozuara nga prezenca e shtuar e ngricave dhe dëborës dhe këshillojmë qytetarët që të kufizojnë lëvizjen. Lëvizja gjatë natës do të jetë shumë e vështirësuar dhe është mirë të eliminohen”, tha ai.

Objekt i paindetifikuar ajror (UFO) në Dibër? Qytetari poston foton e mistershme

0

Një foto e publikuar në faqen e famshme Jeta Osh Qef është bërë shumë shpejt virale në rrjet.

Një objekt i paindetifikuar ajror i quajtur ndryshe UFO është pikasur nga një qytetar dibran në Peshkopi i cili e ka fotografuar dhe postuar në rrjet.

Sipas hipotezave objekti mund të jetë një dron ose një nga qindra satelitët që miliarderi Elon Musk po dërgon në hapsirë.

Postimi i qytetarit

Qytetari nga Peshkopia shkruan:

“Prsh Joq, duke bere kete foton pash dicka jeshile qe po ecte dhe rastesisht u kap ne foto ne qytetin e peshkopis”

Me Ladin drejt Dibrës. Rruga e Arbrit e pastër. Ministri Ulsi Manja i fton të gjithë…

0

MInistri i Drejtesise dibrani Ulsi Manja ka postuar nje video ne llogarine e tij te facebbok ku fton te gjithe qe te vizitojne Dibren.

Ne video Manja shfaqet me deputetin tjeter dibran Lavdrim Krrashi teksa jane ndalur per te shijuar boren.

Ulsi Manja ne facebook

Me Ladin drejt Dibrës. Rruga e Arbrit e pastër, Diell i ngrohtë, ajër i pastër. Bujrum! Bukë, kripë, zemër e dëborë

Vijon moti ekstrem/ Ngricat paralizojnë Dibrën e Bulqizën, prej 48 orësh disa fshatra pa energji elektrike

0

Reshjet e dëborës të rëna një ditë më parë kanë paralizuar një pjesë të mirë të fshatrave të Dibrës dhe Bulqizës. Ndërkohë është punuar gjatë gjithë ditës së sotme për hapjen e rrugëve nacionale në drejtim të Kukësit dhe Librazhdit. Kështu aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, aksi Peshkopi- Draj Reç- Kukës kalimi bëhet me zinxhirë.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Prej 48 orësh pa orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovënë bashkinë Dibër dhe Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës në Bashkinë Bulqizë.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë ka patur mungesë të ujit të pijshëm pasi tubacionet kanë ngrirë për shkak se temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -15 gradë celsius.