Home Blog Page 325

Problemet me ujin e pijshëm, UK Bulqizë 4 grupe pune për monitorimin e situatës

Ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve Bulqizë është angazhuar me katër grupe pune për mbajtjen nën kontroll të situatës së furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Asllan Daxha tha se për të penguar ngrirjen e tubacioneve të linjave të abontetit, këtij të fundit i është kërkuar ta mbajë ujin hapur në mënyrë që të mos ketë ngrirje. Kjo sipas tij do të pasohet me mosfaturimin në muajin Janar. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Asllan Daxha u shpreh gjithashtu se problemet deri tani kanë qenë sporadike kryesisht në zonat rurale, por që tani për tani të gjithë qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm paprobleme.

  Mbrëmjen e kaluar temperatura në qytetin e Bulqizës ka zbritur në -17 gradë Celsius ndërsa mbrëmja e sotme pritet të jetë më e ftohta e këtyre ditëve të Janarit.

Moti polar/ Situata në territorin e Qarkut Dibër vijon problematike

Situata e motit paraqitet pa reshje por e shoqëruar me temperatura të ulëta deri -17 grad në Qarkun Dibër. Sipas informacionit të emergjencave civile pranë Prefekturës Dibër rrugët nacionale në të gjithë teritorin e qarkut, janë të kalueshme normalishtë, përveç aksit Ura e Çerenecit – Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë, të cilët kalohen me vështirësi.

Operatorët kontraktor janë angazhuar me mjete e forca për mbajtjen e kriposjen në të gjitha akset.

Në Bashkinë Dibër sipas prefektit të qarkut rrugët rurale janë të kalueshme, përveç rrugës Peshkopi-Lurë që akoma vazhdon e bllokuar, por kjo njësi lëviz nga qendra komunikon nëpërmjet rrugës Lurë – Rrëshen.

Ndërkohë në Bashkinë Bulqizë rrugët rurale në Njësitë Administrative Trebisht e Ostren, kalimi nga qendrat administrative me akset kryesore bëhet me vështirësi.

Ndërkohë furnizimi me energji elektrike në të gjithë Qarkun Dibër bëhet normalisht dhe se të gjithë abonentët furnizohen normal me rrymë elektrike.

Çollaku: Dëshira e disave për të ndëshkuar Bashën, nuk duhet të mundë arsyen për të dëmtuar demokratët e gjashtë bashkive në zgjedhje 

0



Zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars, për kryetarin e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, janë një test i mirë për të fituar betejën e radhës në këtë parti.

 Çollaku tha  përmes skype për edicionin e “MCN live”, se përfaqësuesit e Grupit të Rithemelimit, duket sikur kanë synim goditjen e Bashës më shumë se fitoren për këto gjashtë bashki.

“Dëshira e disave për të ndeshkuar Bashen, nuk duhet të mundë arsyen për të dëmtuar demokratet e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës, Vorës e Rrogozhinës.

Nxitimi për të dale me dy kandidate demokrate rivalë një nën siglën e PD dhe një nën sigla të tjera, në këto zona do tua dhuroje bashkitë socialistëve.

Është koha t’i thërrasim arsyes.

Të fitojmë bashkitë duke u bashkuar. Fitorja nuk duhet te jete triumf i një grupi ndaj një tjetri, por produkt i bashkimit.

Të mos dënojmë me opozite demokratet e këtyre zonave.  Për grindjet e Tiranës, kemi kohe dhe pas 6 marsit. Të bashkuar fitojmë, të përçarë humbim, të gjithë.

Për Çollakun, PD do të triumfojë pesë nga gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 5 marsit.

“Unë mendoj se pesë nga gjashtë bashkitë kanë shanse PD të dalë fituese, kurse grupi i rithemelimit, duket sikur synim kanë të mbajturit gjallë të tensionit të brendshëm, duke prodhuar goditje për Bashën, nevoja është të kthehet jo në konflikte mes personave, por se si duhet fituar bashkitë”.

U dënua me 7 vite, kreu vetëm 3 dhe u lirua/ Detaje nga vrasja në Manat: Vrasësi i babait të 17 vjeçarit nuk vuajti dënimin e plotë në burg

Detaje te reja rreth vrasjes ne fshatin “Manat” të Lezhës. Vrasja e babait te Florianit eshte kryer ne 2009 dhe ne 2010 prokurori i asaj kohe Agim Dalipi ka kërkuar 12 vite burg për vrasësin. Gjykata me gjykim të shkurtuar e ka dënuar me 7 vite. Aktualisht ai ka kryer 3 vite e 8 muaj burg dhe është larguar nga fshati Manati i Lezhes dhe nuk dihet vendndodhja. Gjyqtare e asaj kohe kanë qenë Gentjana Muca. Si prokurori ashtu edhe gjykatesi nuk e kanë kaluar vetingun.

Floriani 17 vjeçari, që kreu vrasjen është rritur jetim vetë i katërti fëmijë, 3 vellezër dhe nje motër. Në 2009 Floriani ka qenë i pranishem kur eshte vrare babi i tij ne moshen 3 vjec e gjysem. Nena e Florianit me te mare vesh per burrin qe eshte vrare ka pire helmin dhe jane varrosur tr dy per nje dite burre dhe grua. Senaca gjyqesore mendohet te zhvillohet neser dhe do niset per ne Kavajë tek burgu i te miturve.

Sokol Mati: Industria minerare do të goditet fort nga kriza e energjisë, disa subjekte mund të mbyllen

Intervistë me Prof. Dr. Sokol Mati, ekspert për sektorin minerar

Teksa kërkesa për lëndë të para në tregjet globale mund të ndikojë sektorin minerar global në përgjithësi, në Shqipëri është e vështirë të parashikosh zhvillimet e këtij viti.

Për ekspertin e sektorit minerar, Prof. Dr. Sokol Mati, 2021 ishte i vështirë për subjektet që operojnë në këtë lloj aktiviteti, edhe për shkak të klimës së biznesit të vështirë, me burokraci të shumta e legjislacion të mbivendosur.

Ai nënvizon se sektori i metaleve parashikohet të ketë rritje të lehtë të çmimeve, por ky efekt pozitiv do të shuhet nga kostoja e energjisë, e cila do të ndikojë thellësisht aktivitetin.

Si ishte viti 2021 për sektorin minerar në tërësi? Si u ndikua situata nga rritja e kërkesës për lëndë të para post-pandemi dhe çmimet?

Viti 2021, i parashikuar i vështirë nga vetë ecuria e vitit 2020 dhe nga fakti që për sektorin minerar, tashmë parashikimet me një luhatje çmimesh larg logjikës normale të papashmeve bëjnë që të mos jesh realist, rezultoi pozitiv për një shumicë të madhe të subjekteve minerare.

Duhet nënvizuar, nga raportimet e 9-mujorit të vitit 2021, se për kompanitë e mesme dhe të mëdha, rezultoi me një bilanc të përmirësuar vjetor. Kjo falë ndryshimeve të qenësishme graduale, në rritje, të çmimeve të metaleve kryesore që ne prodhojmë si bakri, nikeli, dhe në nivele më të ulëta relativisht dhe të kromit.

Gjatë vitit u vu re një rritje e ndjeshme e prodhimit në bakër, me rreth 80% krahasuar me vitin 2020 (viti 2020 – prodhim mineral bakri 333715 tonë, koncentrat bakri 28181 tonë – burimi AKBN), shpresohet për 8-12% rritje në nikel (viti 2020 – xeheror hekur nikeli 432673 tonë – burimi AKBN), pasi gjithsesi çmimet e nikelit, pavarësisht rritjes së tyre globalisht, nuk japin ndikim të drejtpërdrejtë te ne, pasi ne nuk kemi objektet tona përpunuese.

Ndërsa në krom, rritja e çmimeve, e qëndrueshme gjatë gjithë periudhës, bëri që sidomos kompanitë e mesme dhe të mëdha (sipas vlerësimit tonë) të rrisnin prodhimin në krahasim me 2020 (krom 626627 tonë, koncentrat kromi 30861 tonë, ferrokrom 53543 tonë – burimi AKBN). Përqindjet për kromin janë pak evazive, pasi një pjesë e prodhimit nuk është raportuar, ngaqë nuk është shitur ndikuar nga çmimet e ulëta për të mos u bërë subjekt i pagimit të rentës.

Gjatë 2021 u vu re që pothuajse gjithë kompanitë që vazhduan punën, vijuan dhe të shisnin me fitime të vogla, por të qëndrueshme, duke u munduar të mbulojnë humbjet e pësuara në periudhën e pandemisë. Situata ishte jo e njëjtë për kompanitë e vogla, duhet të kemi parasysh që gjatë vitit 2020, 217 subjekte (ku rreth 60% i përkasin kompanive të vogla të kromit) nuk prodhuan fare, ato nuk mundën të realizonin as investime dhe si të tilla, pavarësisht se nuk ka një raportim përfundimtar për 2021, pritet që një shumicë e madhe e tyre të mbyllen. Disa prej tyre vazhduan të prodhonin gjatë 2021.

Për sa u përket subjekteve që punojnë në materialet ndërtimore, situata e tyre, në logjikën e ecurisë së sektorit të ndërtimit këto dy vite duhet të jetë pozitive. Por realisht, në vlerat e statistikave të raportuara, nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh që të reflektojë numrin e madh të ndërtimeve në këto vite. Numri i punonjësve, nga 5187 punonjës në 2020, ka shënuar rritje, falë rikthimit në prodhim të disa objekteve minerare të mbyllura. 

Po për sektorin minerar shqiptar, çfarë është vënë re, a po fitojmë më shumë nga kjo panoramë e re, apo po humbasim?

Pavarësisht ecurisë pozitive të tremujorit të fundit të 2020 dhe të këtij viti, në sektor vihet re një ngërç i madh i shkaktuar nga vetë ne. Është e vërtetë që kemi fituar më shumë në disa sektorë dhe çmimet e metaleve na favorizuan, po ashtu dhe globalisht kërkesa që lëndët e para për metale është rritur, falë tendencës për energjitë e pastra.

Këto dy elemente nuk po përkthehen në veprime strategjike konkrete pragmatiste, afatshkurtër dhe afatmesme, për nxitjen e sektorit. Humbjet në biznesin minerar të dy viteve të fundit, me probleme të organizimit të strukturave të tij, kërkojnë nga strukturat shtetërore, mendësi të re në qasjen e tyre për përmirësimin e klimës së biznesit.

Përkundrazi, vërehet bashkëveprim i vonuar i strukturave përgjegjëse me biznesin. Gjatë vitin 2021 është vazhduar me hartimin e akteve ligjore, që mbivendosin njëri-tjetrin, duke bërë që kakofonia e ligjeve të cilat mbulojnë sektorin (legjislacion minerar, mjedisor, të taksave) të jetë një mjet në dorë të administratës.

Por, nuk ka qenë një mjet për të mbështetur sektorin dhe për të rritur të ardhurat prej tij, si për biznesin dhe për shtetasit shqiptarë, por për vendime arbitrare jo rrallë të jashtëligjshme, me shumë vështirësi për të gjetur zgjidhje administrative, apo dhe gjyqësore, si në aspektin e përfitimit të së drejtës, por dhe të afateve të saj, të cilat kanë shkaktuar bllokime jo të vogla të prodhimit minerar.

Mendësia e re që shprehet në dokumente strategjike apo diskutime të ndryshme nuk po përkthehet realisht në ndikim pozitiv. Mbështetja ligjore, e dhënë për përpunimin e mineraleve nga të gjitha veprimet, apo masat e institucioneve shtetërore, nuk ka qenë e tillë, promovimi i burimeve të reja ende mungon, dhe kjo vërehet në mosrespektimin e afateve të publikimit të planeve të zhvillimit.

Gjatë vitit 2022, efekti pozitiv i tregut të lirë të energjisë elektrike, në konceptin e një ekonomie të lirë, nuk do të sjellë avantazh për industrinë përpunuese të mineraleve, e cila, në strukturën e kostos, energjinë e ka në nivelet 30-50% (pasurim, metalurgji).

Subjektet janë të papërgatitura, konkurrueshmëria në treg është shumë e vogël, niveli i çmimeve me ndryshim me herë, mund të çojë në mbyllje të objekteve përpunuese dhe në këtë mënyrë, dhe të minierave prodhuese, pasi produkti përfundimtar nuk do të jetë efektiv me gjithë rritjet e çmimeve të ndodhura globalisht, duke e bërë industrinë tonë minerare jokonkurruese për disa sektorë të saj. 

A ka pasur interes për investime nga kompanitë? Po shitblerje, për shkak të pasojave që la periudha e pandemisë?

Në situatën globale të rritjes së çmimeve dhe kërkesës në rritje për xeherorë, sidomos për bakër, nikel, kobalt, nuk është vërejtur gjatë 2021 ndonjë interes real, i shprehur dhe i përkthyer në investime të reja. Efekti negativ i pandemisë i viteve 2019-2020 nuk u përkthye me një rritje të investimeve të reja në sektor. Përkundrazi, fakti që disa prej kompanive minerare synojnë të nxjerrin në treg të drejtat minerare me investimet e realizuara në to tregon që ka problematika në vetë ecurinë e sektorit.

Këto problematika fillojnë nga moszbatimi korrekt i ligjit, tendenca e zbatimit të urdhrit të eprorëve dhe jo ligjit nga administrata shtetërore, të mbivendosjes së ligjeve të fushave të ndryshme që lidhen me sektorin, promovimit të pakët, mungesës së vazhdimësisë në rivlerësim të potencialit tonë minerar sipas standardeve ndërkombëtare.

Zhvillimi i qëndrueshëm në gjykimin tim, kërkon: liri të zhvillimit ekonomik të bazuara në ligje; ligje, të cilat gjatë hartimit janë transparente, gjithëpërfshirëse, të mirëpërcaktuara, pa ekuivokë interpretimi, jo të mbivendosur nga legjislacione të tjera, të qëndrueshme në kohë; ligje të miratuara me debat real dhe të zbatuar me rigorozitet nga institucione të qëndrueshme ligjore, që përbëhen nga një administratë e përzgjedhur me ligj, e qëndrueshme dhe e aftë profesionalisht, që respekton ligjin dhe jo urdhrat e porositë.

Administrata duhet të punojë shumë në përmirësimin e klimës së biznesit, partneritetit dypalësh biznes – shtet, t’i mëshojë më shumë funksionit këshillues, orientues, mbështetës për biznesin në konceptin administrativ dhe teknik dhe jo thjesht të mbikëqyrjes dhe të vendimeve arbitrare.

Si e prisni vitin 2022, duke pasur parasysh se mungesa e lëndëve të para do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi industri të ndryshme dhe zinxhirët e furnizimit të mbetën të paqëndrueshëm? Po çmimet?

Çmimet e metaleve do të jenë në këto nivele, ndoshta dhe më pak rritje, gjë e cila do të favorizojë sektorin e metaleve i cili gjithsesi do të goditet fort nga çmimi i energjisë dhe këto dy ndikime që kundërshtojnë njëri-tjetrin e bëjnë të paqartë situatën.

Planet e investimit nga aktorët kryesorë të sektorit të metaleve po afrohen në kohë, dhe kjo ka efektet e saj dhe në rritje të punësimit. Po rritet vështirësia e gjetjes së personelit të kualifikuar, jo vetëm për shkak të largimeve masive nga zonat rurale, por dhe të nivelit të ulët profesional të inxhinierëve të rinj të nxjerrë nga shkollat tona.

Sektorët e tjerë të tregut vendas, kryesisht ata të materialeve ndërtimore, do të vazhdojnë të kenë një punë që qëndrueshme, mbështetur nga fakti i nivelit të ndërtimeve në vend, por dhe ato të eksporteve të gurëve dekorativë, në një kërkesë të rritur rajonale do të kenë rritje të qëndrueshme. 

AUTOR Revista Monitor

Vrasja e dibranit Bledar Muça në Belgjikë/ Identifikohet një nga vrasësit e shqiptarit i njohur si “anglezi”

0

Është bërë e mundur krijimi i një identikiti të përafërt nga policia dhe prokuroria belge për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës në Belgjikë. Ende nuk ka iformacione apo detaje më të rëndësishme për këtë ngjarje.

Bledar Muça duhet të vdiste, prandaj për këtë janë paguar vrasës profesionist që të mos kishte asnjë gabim në ekzekutimin e tij, siç ka ndodhur në 2 atentatet e kaluara në Elbasan. Prokurori i Antwerp, Kristof Aerts shprehet se deri në këtë fazë të hetimit, të gjitha provat çojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar.

Ai është mbajtur në vëzhgim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur ai po kthehej në mbrëmje rreth orës 23:00 të së shtunës për ta qëlluar, përpara banesës së tij, të pa shqetësuar dhjetra metra më tutje ishte Komisariati i Policisë. Nga sa mësohet, referuar mediave vendase, autorët e kanë qëlluar nga një distancë e afërt duke e lënë të vdekur në vend.

Kush është Bledar Muça?

Bledar Muça, 43 vjeç, me origjinë nga Peshkopia ka jetuar prej vitesh në Elbasan. Emri i tij është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepit dhe sulmin me armë ndaj disa policëve në Elbasan. Ndaj Bledar Muçës dhe mikut të tij Florenc Çapjes janë bërë dy atentate në 2016 brenda pak muajve, por që kanë shpëtuar me plagë të lehta.

Ai njihet si krahu u djathtë, i  Florenc Çapjas,  i është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndodhet i strehuar në Dubai, vend i kthyer në një strehë për kirminelët shqiptare, pasi ku qeveria shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Florenc Çapja i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se është porositësi dhe organizatori i vrasjes së Nezir dhe Gentian Beqirit.

I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa bërë këto shërbime te makina juaj!

0

Ardhja e temperaturave të ulta bën që drejtimi i makinës si edhe mirëmbajtja e tyre të jetë një sfidë më vete për shoferët. Moti i ftohtë nuk është një surprizë, rrjedhimisht edhe shoferët duhet që të bëjnë planet e tyre për mirëmbajtjen e mjeteve.

Abcnews.al sjell më poshtë disa këshilla të vyera për kujdesin ndaj makinave:

Verifikoni nivelin e vajit në motor, mos i besoni vetëm dritës në kroskot

Verifikimi i nivelit të vajit është i domosdoshëm për makinat në mënyrë që të mos dëmtohet motori. Në këtë rast nuk i duhet besuar vetëm dritës në kroskot pasi për shkaqe të ndryshme ajo mund të mos tregojë përherë nivelin real. Të dhënat tregojnë se 1/3 makinë kanë nivele të rrezikshme të vaijit. Ki kujdes: Një sasi më e madhe vaji është po aq i dëmshëm sa edhe mungesa e tij.

Shumë shoferë testojnë limitet e automjeteve të tyre edhe në lidhje me sasinë e karburantit. Kjo nuk është e këshillueshme nga ekspertët e sigurisë rrugore si sa i përket jetëgjatësisë së motorit dhe pompës së karburantit ashtu edhe sa i përket mundësisë që të mbeteni ndonjëherë në anë të rrugës pa asnjë pikë karburant.

Pastroni fenerët e makinës

Makinat jashtëzakonisht shumë pis në muajt e dimrit, jo vetëm për shkak të gjithë kripës në rrugë, por edhe për shkak të baltës.

Është veçanërisht e rendësishme që fenerët të mbahen të pastër për një shikim më të qartë, por edhe që makina përballë t’ju dallojë sa më mirë. Mjafton t’i fshini në mënyrë periodike me një leckë të lagur.

Vlerësohet se fenerët humbasin 40% të shkëlqimit të tyre nëse bëjnë më shumë se 30 kilometra rrugë duke rënë shi dhe në dëborë, raporton abcnews.al.

Provoni baterinë

Një bateri e dobët është shkaku kryesor i dëmtimit të një numri të madh pjesësh në pjesën e përparme të makinës sipas specialistëve të fushës. Rreziku që bateria t’ju lerë është shumë më i lartë në rastet e motit të ftohtë. Prandaj ajo duhet kontrolluar sapo hyn dimri, pasi një moment mund ta gjeni veten pa bateri në mot të ftohtë në një parkim apo teksa bëhen gati për një urgjencë.

Bateria e makinës duhet ndërruar minimumi cdo tre vjet dhe në rastet kur moti është i ftohtë, nevojitet që të ndërrohet edhe më shpesh.

Kushtojini vëmendje dritave në kroskot

Kushtojini rendësi funksionimit të dritave paralajmëruese në kroskot. Imagjinoni që makina të ketë një problem dhe ai të mos paralajmërohet nga dritat sinjalizuese në kroskot. Ju nuk do ta kuptoni asnjëherë deri sa makina të ndalojë se lëvizuri. Krahas kontrollit, nevojitet një njohje e mirë e funksionit të secilës prej tyre për të kuptuar tërësisht problemet që mund të ketë makina.

Kontrolloni gomat

Gomat e konsumuara janë të rrezikshme në çdo kohë, por veçanërisht gjatë frenimit me mot të lagësht ose me akull.

Gomat kanë nevojë për një thellësi minimale prej 1.6 mm, por ekspertët rekomandojnë që t’i ndërroni gomat deri në thellësinë 3 mm për të ruajtur distancat e sigurta të frenimit. Mos harroni të kontrolloni nëse keni edhe një gomë rezervë të përshtatshme për rrugë.

Sigurisht, nuk duhen neglizhuar zinxhirët në bagazh për çdo të papritur gjatë ditëve të dimrit.

Kontrolloni fshirëset e xhamit

Kontrolloni që fshirëset e xhamit të jenë në gjendje të mirë, pa çarje ose vrima dhe mund të pastrojnë xhamin e përparmë siç duhet. Ju mund t’i fshini me një leckë të pastër herë pas here. Por, siç paralajmëron Auto Ëindscreens, mos i tërhiqni tehet e fshirëseve nga xhami i ngrirë ose mos i aktivizoni ato nëse xhami është i ngrirë pasi mund të dëmtohen.

Në rrugët me ngrica dhe me baltë nevojitet që xhami të ketë mjaftueshëm ujë dhe larës të veçantë në mënyrë që fshirëset ta bëjnë funksionin e tyre më së miri. Kështu, mbajeni gjatë shkelur komandën e fshirjes së xhamit që të nxjerrë ujë mjaftueshëm kur jeni në këto situata.

Antifriza

Gomat, bateria dhe antifriza janë tre shërbimet kryesore për makinat në momentin kur futet dimri. Antifriza duhet ndërruar në mënyrë periodike dhe është mirë që tek ajo të mos kursehet.

Kontrolloni frenat

Frenat tuaja duhet të jenë në gjendje të mirë, veçanërisht në dimër. Nëse ato bëjnë zhurma kur frenonin apo shikoni që makina nuk ndalon si më parë, ky është mesazhi i qartë që duhet të shkoni te mekaniku.

Mos bëni prova me kokën dhe pronën tuaj!

Ministri Ulsi Manja kërkon shkrirjen e gjithë Kadastrës së këtij qyteti

0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ngriti alarmin se e gjithë drejtoria e Legalizimeve në Agjencinë shtetërore të Kadastrës së Durrësit është gjetur në shkelje të ligjit me praktika abuzive.

Manja tha se drejtoria e Antikorrupsionit pas hetimeve që ka kryer, ka zbuluar shkelje të rënda nga të gjithë punonjësit e drejtorisë.

Ndërkohë Ministria i është drejtuar me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrave, Artan Lames, shkrirjen e kësaj drejtorie në Kadastrën e Durrësit.

Fjala e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja

Praktikat e sotme i referohen agjencisë së legalizimeve. Mjafton që punonjësit e drejtorisë antikorrupsion të marrin rastet e praktikat mbi tavolinë e me të gjitha gjasat do gjejnë shkeljet në mos të natyrës penale të natyrës administrative.

Tek Agjencia shtetërore e Kadastrës Durrës, ne kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra pothuajse të gjithë drejtorinë.

Praktikisht ne kemi referuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pra drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, shkrirjen e kësaj drejtorie…

Nga drejtori i ASHK Durrës te përgjegjësi sektorit të legalizimeve, sektorit të hartografisë, specialisti i hartografisë, përgjegjës i sektorit të kalimit të pronësisë, janë 215 dosje legalizimesh që janë marrë në shqyrtim vetëm për periudhën gusht-tetor 2021.

Në këto dosje ka rezultuar se mungonin totalisht dokumentet më të rëndësishme që kërkon ligji, praktikë pune abuzive dhe fiktive pa vetëdeklarime për legalizim, pa kartela të pasurisë apo statusit juridik të pronës, pa harta treguese e shkelje të tjera.

Personalisht mendoj që është një guxim i madh një zyrë e gjitha në shkelje nga drejtori te specialistët të sinkronizuar me njëri tjetrin.

“Liqeni i Zi”/ Përplasja me armë mes dy grupeve në 2020, 4 persona arrestohen në Bulqizë (Emrat)

0

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar “Liqeni i Zi” dhe ka ekzekutuar masat e arrestit për 4 persona, për një ngjarje të ndodhur më 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, si rezultat i një pune hetimore të pandërprerë dhe vijimit të hetimeve të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2020 kundër personit, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni i Zi”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë dhe arrestimi i shtetasve:

Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)

Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg, aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, shtetasit Shaqir Tollja dhe Erlind Tollja, duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.

” style=”padding: 0px; margin: 0px auto; box-sizing: border-box; width: 300px; border: none; display: block;”>

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi Loraldo Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

I ftohti polar, Porja: “Frymëmarrje” të mërkurën, temperaturat ekstreme rikthehen më 2 Shkurt

0

Meteorologia e MeteoAlba Lajda Porja e ftuar në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se i ftohti do të largohet dalëngadalë prej ditës së mërkurë për të rinisur sërish në datë 2 shkurt.

“Është një sistem që ka qarkulluar. Te ne ka ardhur te veriu. Si një kanal. Fillimisht e përjetuan vendet e rajonit. Kjo masë e ftohtë kishte një fuqi të jashtëzakonshme duke spostuar një masë më të nxehtë drejt Egjeut duke bërë që në Greqi të ketë dy situate, një të ftohtë dhe një të ngrohtë.

Ka një tërheqje të masës së ftohtë ditën e mërkurë. Zonat malore mbeten në vlera -4 ose -5 gradë që janë temperature tipike për stinën. Do kemi një riaktivizim të të ftohtit polar në fillim të shkurtit. Në datë 2 shkurt”, u shpreh Porja.

Ajo deklaroi se në valë e dytë të të ftohtit për këtë vit, temperaturat nuk do të zbresin në vlerat që janë aktualisht por maksimumi deri në -10 gradë në rang territori. Përgjithësisht shkurti parashikohet të jetë i ftohtë, me temperatura deri -2.5 gradë më të ulëta se mesatarja për këtë muaj.

“Janari mbyllet pa reshje. Në 2 shkurt një masë që do zgjasë për 5 apo 6 ditë nuk priten vlera aq ekstreme sa ato që po shënohen gjatë këtyre ditëve. Do të zbresin temperaturat deri në -10 gradë në nivel territori. Shkurti parashikohet të jetë i ftohtë. Të paktën 15 ditëshi do jetë me temperatura 2.5 gradë më ulëta se mesataret e këtij muaji”, tha Porja.