Home Blog Page 322

PD nuk mund të jetë “non grata”, Azgan Haklaj: PD e Bashës e fiton Bashkinë e Dibrës

0

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, u shpreh pas deklaratave të Escobar, se ky është tregues i qartë se SHBA kanë në vëmendje fenomenin e korrupsionit në Shqipëri.

Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve lokale të 6 marsit, Haklaj tha se PD fiton, Shkodrën, Dibrën, Durrësin dhe Lushnjën.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyera me institucionet tha. Nëse i nisni hetimet, do ju sjellin provat. Po përplasen dy mentalitete, një tribal, me vare, dhe një perëndimor që përfaqëson Basha. Takimet e Fierit, Korçës, Kurbinit, janë një fytyrë e re. Kjo parti me fytyrë të re nuk mund të jetë non grata. PD fiton në zgjedhjet Durrësin, Shkodrën, Dibrën dhe Lushnjën”, tha Haklaj./albeu.com/

U përfol për një koalicion me Sali Berishën, LSI regjistrohet në zgjedhjet e 6 Marsit

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsit.

Xhiro mbi liqenin e ngrirë, çmenduria e dibranit bëhet virale (VIDEO)

0

 I ftohti polar që përfshiu vendin tonë gjatë ditëve të fundit bëri që temperaturat e ajrit të ulen disa gradë nën zero.

Në këto kushte atmosferike nuk kanë munguar edhe sfidat në rrjetet sociale. Njerëz të ndryshëm që kanë sfiduar të ftohtin duke iu larë në det e në ujërat e ngrirë të lumenjve.

Së fundmi ‘sfidat’ e rrjeteve sociale duket se janë ngjitur në një nivel më të lartë. Një qytetar në Dibër është futur me makinë duke bërë xhiro mbi akullin e ngrirë të liqenit. Kjo duket më qartë edhe nga video e postuar nga JOQ.

Zgjedhjet lokale të pjesshme, Ilir Meta: Do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit

0

Në një konferencë për mediat, këtë të premte, Ilir Meta u shpreh se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.

“Po i paralajmëroj qetësisht, duke qenë se duan të më përfshijnë. Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit. Të bëhen gati pasi pas ballafaqimit të parë, koalicioni Bravo – Brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë”, tha Meta.

Më herët në konferencë, Meta u shpreh se ka një dëshirë të madhe nga të tjerët për ta përfshirë atë në këto zgjedhje. “Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në garë. Unë nuk kam mundësi as të votojë në këto zgjedhje, pasi i takoj bashkisë së Tiranës. Si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhin që merren për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë nga pronarët, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar”.

Detajet nga superaksioni policor në Burrel, zbulohen emrat e 14 të arrestuarëve (VIDEO)

0

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër


Finalizohet me sukses mega-operacioni antidrogë i koduar “KEPI I VOZAJVE”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Dibër,  Komisariati i Policisë Mat, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Tiranë, DVP Durrës,  FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat.


Goditet dhe shkatërrohet grupi kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 14 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e rasteve të kultivimit dhe të tentativave për kultivim të bimëve narkotike të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Mat,  nga strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të   Komisariatit të Policisë Mat,  në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, në funksion të procedimit penal nr 134, viti 2019, u zhvillua dhe u finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar “KEPI I VOZAJVE”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasit:


Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat

Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh.

Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.

Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.

Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.

Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.

Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.


Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat,  për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve”,



Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 – 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.



Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste: 

Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë.


Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë.


Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë.


Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë.


Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.



Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci,  i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore,  organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.


Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak.

Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë nga strukturat hetimore të DVP Dibër e Komisariatit të Policisë Mat vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.

Ky operacion tregoi edhe njëherë një bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturave në varësi të saj me Prokurorinë dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese për të luftuar bashkarisht krimin.


Duke përfituar nga rasti dua të falënderoj qytetarët e qarkut Dibër për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe të përcjell mesazhin për zero tolerancë gjatë vitit 2022 në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike.


Në këtë kuadër ftoj cilindo që disponon informacion për persona që tentojnë për të kultivuar bimë narkotike të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 apo të dërgojnë mesazh në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e profesional.

Faleminderit.

Rruga e Arbrit, afro 500 milionë euro. Vlera reale, 151 milionë më shumë se kontrata

0

Shqiptarët do të paguajnë për Rrugën e Arbrit, një rrugë  e kategorisë C2 me 2 korsi, sa për një autostradë të Kategorisë së Parë me 4 korsi.

Duket e pabesueshme, por vlera reale e këtij segmenti prej vetëm 54 kilometrash është 58.1 miliardë lekë, ose 484.8 milionë euro (541 milion USD).

Thënë më thjesht, 1 kilometër e kësaj Rruge Interurbane Dytësore, -sipas klasifikimit në Kodin Rrugor Shqiptar për kategorinë C2, – me 2 korsi kushton rreth 9 milionë euro (10 milion USD).

Shifra kolosale për një rrugë të tillë është jo vetëm e lartë, por edhe shumë larg asaj çfarë parashikohet në kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2018.

Në kontratën e nënshkruar mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kompanisë “Gjoka Konstruksion”, vlera e investimit të rrugës përcaktohet në 40.6 miliardë lekë ose afro 333 milionë euro, nga të cilat rreth 37.7 miliard lekë janë kosto ndërtimore dhe 2.6 miliard lekë janë kosto mirëmbajtje dhe operim i tunelit të Murrizit.

Informacion i marrë në faqen e ARRSH

Por në Relacionin e Buxhetit për vitin 2022 zbulohet se vlera për “Përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” nuk është ajo që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur dhe ka publikuar në faqen e tij zyrtare.

Janë plot 151.8 milionë euro më shumë sesa ishte shkruar në kontratë, siç rezulton nga Relacioni i Buxhetit 2022, në foton e mëposhtme.

Relacioni i Buxhetit 2022

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, iu përgjigj më në fund një kërkese për informin të “Zoom.al mbi vlerën e kontratës, edhe pse ajo anashkaloi pyetjen se sa është vlera fise e kontratës.

Zyra e shtypit sqaroi se vlera e investimit dhe mirëmbajtjes është 280 milionë euro, pa TVSH. Duke i shtuar TVSH ajo arrin në 333 milionë euro, siç raportohet nga ARRSH.

Përgjigjja e MIE: Në zbatim të Kontratës së miratuar me VKM nr.180, datë 28.03.2018, për miratimin e Kontratës Koncesionit/PPP, “Për Përmirësimin, Ndërtimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit”, ju informojmë se vlera e kontratës është 33,600,000,000 lekë pa tvsh nga ku vlera e mirëmbajtjes së rrugës e përcaktuar në kontratë është 840,000,000 lekë pa tvsh.

Pagesën buxhetore prej 484.8 milionë eurosh, Ministria, me të drejtë, nuk e ka përllogaritur si vlerë investimi. Por diferenca mes shifrave përbën atë se çfarë do të fitojë kompania “Gjoka Konstruksion” nga ky investim koncesionar në 13 vjet. Diferenca, sipas shifrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Buxhetit është plot 151 milionë euro, çka përbën fitimin në këtë rast të kompanisë koncesionare.

Deri tani, nga nisja e punimeve – 31 dhjetor të vitit 2021, Ministrisë së Infrastrukturës ka paguar nga buxheti i shtetit 9.48 miliardë lekë, ose 79 milionë euro.

PAGESA DERI MË 31 DHJETOR 2021

TOTALI: 9,480,000,000

Për vitin 2019 – 3,780,000,000 lekë

Për vitin 2020 –  2,520,000,000 lekë

Për vitin 2021 – 3,180,000,000 lekë

Po përse kushton gjysmë miliardi euro një rrugë e tillë? Sa kilometër do të ndërtohen dhe cilat janë parametrat e rrugës?  

Rruga e Arbrit, nga Tirana në doganën e Bllatës, është e gjatë 74 kilometër. Por segmenti nga Bulqiza në Urën e Çerenecit, me gjatësi 20.12 kilometër, është investim i kryer që në kohën e qeverisë së PD dhe është vënë në shfrytëzim.

Segmenti nga dalja e Urës së Vashës deri në Bulqizë, me gjatësi 9.6 kilometër, konsiston në plotësimin dhe përfundimin e punimeve të nisura po në kohën e qeverisjes së PD.

Segmenti Maqëllarë – Bllatë, me gjatësi 2.9 kilometër do të rikonstruktohet me parametrat e një rruge urbane.

Sipas të dhënave të ARRSH, vetëm vetëm segmenti nga Tirana në Urën e Vashës, 54 km, është rrugë e re.

MIRËMBAJTJA DHE PUNIMET SHTESË

Kompania “Gjoka Konstruksion”, që po e ndërton rrugën me koncesion, sipas kontratës do ta mirëmbajë atë për 13 vjet. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka parashikuar 2.6 miliardë lekë për mirëmbajtjen dhe operimin e tunelit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e pyetur nëse ka punime shtesë në tunelin e Murrizit, tha se në tunel “kemi ndryshime të projektit” dhe se “nga ky ndryshim, tuneli ka një gjatësi rreth 3.9 km”.

Por a ka vlerë punimesh ekstra kompania për këtë segment ku po punon? MIE thotë se “çdo kosto është pjesë e përcaktimeve ligjore në kontratë dhe brenda detyrimit financiar në kontratën në fuqi. Theksojmë se, jo detyrimisht çdo ndryshim në projekt apo kostoja shoqëruese do të impaktonte vlerën e kontratës si dhe Autoritetin Kontraktor”.

AFATET

Rruga duhet të dorëzohet “me çelësa në dorë” në prill të këtij viti (2022). Por me afro 70 % të punimeve të realizuara deri tani, mbyllja e tyre në 3 muaj duket thuajse e pamundur. A është në kohë kompania me parashikimin për ecurinë e punimeve? Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se “kompania koncesionare është duke zbatuar kontratën sipas projektit të zbatimit të miratuar për të përmbushur të gjitha afatet kontraktuale, për përfundimin e plotë të punimeve ndërtimore”. Siç kuptohet, Ministria nuk është në gjendje të thotë nëse afati i kontratës do të respektohet ose jo.

INTERESAT E KREDISË SHTUAN KOSTOT?

Të dhëna të publikuara në disa media investigative tregojnë se vlera e rrugës rritet akoma më shumë për shkak të interesit të kredisë që ka marrë kompania koncesionare “Gjoka Konstruksion” në bankat e nivelit të dytë, për kryerjen e punimeve.

Vetëm interesi për kredinë e marrë përllogaritet në 40 milionë euro, para që do të duhet të paguhen nga buxheti i shtetit.

Megjithatë, edhe me 40 milionë eurot për interesat e kredisë, kompania “Gjoka Konstruksion” do të fitojë 111 milionë euro nga ky koncesion.

Ekspertë të ndryshëm pohojnë se interesi do të kishte qenë më i ulët nëse kredia do të ishte marrë nga shteti apo nëse ajo do t’ia kishte lënë ndërtimin kompanisë shtetërore kineze “China State Construction”, e cila u ofrua për ta ndërtuar të gjithë rrugën me veprat e saj për 190 milionë euro, ose 294 milionë euro më pak sesa shteti do të paguajë për “Gjoka Konstruksion”.

DEBATET POLITIKE PËR KOSTON

Në tetor 2021, kryetari i PD, Luzlim Basha, deklaroi në kuvend se rruga kushtonte 58 miliardë lekë. Por kryeministri Rama tha se kosto ishte vetëm 33.6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit

“Me aritmetikën tënde po, ashtu shkojnë rrugët, sepse ashtu u nis dhe Rruga e Kombit, dhe Rruga e Elbasanit. 33.6 miliardë lekë dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet gjë te Rruga e Arbrit”, deklaroi Rama. /Zoom.al

24 mësues të dalë në pension vlerësohen me çertifikatë mirënjohjeje. Malaj: Puna e mësuesve është për tu vlerësuar dhe mbështetur pasi është baza e gjithçkaje për njeriun

  Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Arsimit, Bashkia e Matit nëpërmjet Njësisë së Integrimit dhe Bibliotekën Publike Mat, zhvilluan një aktivitet me tematikë “Dhuro një lule për arsimdashësit, si një e mirë publike”. Aktiviteti u shoqërua me mesazhe të dhëna nga drejtues e mësues të arsimit parashkollor atij 9-të vjeçar dhe të mesëm të përgjithshëm etj. I pranishëm në këtë aktivitet, Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se puna e mësuesve është për tu vlerësuar dhe mbështetur pasi është baza e gjithçkaje për njeriun.

  Të rinjtë e shkollave të qytetit të Burrelit që janë pjesë e bibliotekës Mat nëpërmjet eseve apo poezisë përcollën mesazhe të rëndësishme për figurën e mësuesit.

  Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia që prej vitit 2020, kanë munguar aktivitetet për vlerësimin e mësuesve të dalë në pension. Kështu Bashkia Mat ka zgjedhur enkas këtë aktivitet për të vlerësuar me çertifikatë mirënjohjeje 24 mësues të dalë në pension gjatë dy diteve. Mësuesit e vlerësuar ishin: Lirije Kadiu, Pashke Përshqefa, Shkëlzen Gjoka, Kasem Metra, Vjollca Cani, Vladie Reçi, Hamide Kolaveri, Aqif Shehi, Servete Sulkurti, Rustem Lala, Qazim Berberi, Hajrulla Kolaveri, Tana Hysa, Xharie Kurti, Haqif hetaj, Gjelë Doçi, Bijane Mata, Nafije Stafasani, Ramazan Ukaj, Vokërr Dishi, Violeta Lala, Flutura Vaçi, Baftjar Punavija dhe Sabri Leka.

Mblidhet Këshilli i Bashkisë Mat. Arjan Lleshaj emërohet administrator i ekipit të Burrelit

Këshilli Bashkiak i Matit ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e radhës të tij. Në rendin e ditës së sotme ishin listuar vetëm katër pika të paraqitura nga bashkia.

Pas miratimit në parim të rendit të ditës, këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Fillimisht u diskutua projekt-vendimi për fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin Dhjetor 2021. Pasi dëgjuan drejtuesit e zyrës përkatëse, këshilli miratoi me vota unanime këtë pikë. Ndërkohë në pikën e dytë të rendit të ditës ishte projekt-vendimi për kriteret e familjeve në nevojë që do të trajtohen me fondin 6% për vitin 2022. Edhe kjo pikë mori të gjitha vitat e anëtarëve të pranishëm pasi kriteret janë po ato të miratuara vitin e kaluar. Në pikën e tretw të rendit të ditës këshilli diskutoi dhe miratoi projekt-vendimin për systemin e pikëzimit për programin e përmirësimit të kushteve të banesave ekzistuese deri në një ndërtim të ri. Në pikën e katërt, pas diskutimeve dhe debateve mbi koompetencat ligjore këshilli miratoi projekt-vendimin për miratimin paraprak të vendimit të asamblesë së përgjithshme për emërimin e Arjan Leshajt në detyrën e Administratorit të Klubit të Futbollit Burreli. Lleshaj me profesion mësues i mjeshtërisë sportive mban aktualisht detyrën e trajnerit të portierëve pranë skudrës së Burrelit. Po ashtu ai prej vitesh është pjesë e sportit si ish portier dhe si trajner.

Bulqizë, fluks në spital, 30 persona në dit paraqiten me simptoma të virusit e gripit sezonal

Gripi stinor dhe virusi omicron kanë rritur numrin e qytetarëve që paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit Bashkiak të Bulqizës. Mjeku Fatos Hoxha thotë se të paktën 30 persona të moshave të ndryshme shkojnë pranë këtij spitali me simptoma të gripit stinor dhe të koronavirusit. Për shkak të ngjashmërisë së simptomave, mjeku Hoxha shprehet se vetëm testimi arrin të bëjë dallimin dhe më pas pacientit i jepet trajtimi shëndetësor për koronavirus apo për grip stinor. Situata është përkeqësuar që në fillim të muajit Janar dhe vijon të mbetet e tillë edhe gjatë këtyre ditëve.

Mjeku Hoxha këshillon të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë asnjë shenjë edhe nëse dyshojnë që janë të prekur nga grupi stinor dhe nëse dalin të infektuar me Covid të izolohen sipas protokollit zyrtarë.

https://youtu.be/EYrCw7tVxTY

Bashkia Dibër shkon në zgjedhje, Shehu: Po punohet për përgatitjen e infrastrukturës

Bashkia e Dibrës është një ndër 6 bashkitë në të gjithë vendin e cila do të shkojë në zgjedhje të parakohshme me datë 6 Mars, pas lënies së mandatit nga ish kryetari Dionis Imeraj. Për shkak të kohës së shkurtër, institucionet kanë nisur punën për përgatitjen e infrastrukturës. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se pushteti vendor i është përgjigjur kërkesës së KQZ për përcaktimin e ambjenteve ku do të vendoset Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor dhe qendrat e votimit.

Nga ana tjetër, partitë politike po punojnë për përzgjedhjen e kandidatëve që do të vihen përballë në këtë garë, ku mandate i fituesit do të jetë vetëm një vit, pasi vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të përgjithshme lokale. Ende nuk ka asnjë emër zyrtarë nga forcat politike që do të jenë pjesë e kësaj gare.

https://youtu.be/iLOe3Lrn2iA