Home Blog Page 319

Ndahet nga jeta ish drejtori i Zyrës Arsimore Mat, Gani Ahmeti

0

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare intelektuali i njohur Gani Ahmeti. Ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital në Tiranë.

Gani Ahmeti dha një kontribut të gjerë në Mat. Ai ka qenë themelues i ekipit të Basketbollit të Burrelit në vitin 1972, nëpërmjet të cilit arriti disa suksese përballë ekipeve më me emër në vendin tonë, ka drejtuar klubin e sporteve të Burrelit si dhe ka qenë për disa kohë Drejtor i Zyrës Vendore Arsimore Mat.

Pas daljes në pension, Gani Ahmeti ju përkushtua fushës së pemtarisë ku kultivojë me dhjetra dynym lajthi.

Veç kësaj ai ishte një pasionant i madh duke sjellë në Mat bimë të rralla nga vende të ndryshme të botës.

Zgjedhja e kandidatëve nga Berisha, reagon PD: Rama dhe ish-kryeministri po krijojnë parti të re

0

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron”, kështu e cilëson Partia Demokratike e Shqipërisë zgjedhjen e kandidatëve nga Komisoni i Rithemelimit për zgjedhjet e 6 marsit.

Ma anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, selia blu shprehet se kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.

Sipas tyre Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në.

Primaret e PD në Dibër, kandidat fitues shpallet Premtim Kryemadhi

0

Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar Bashkie në Dibër.

Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët u thirrën për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

“Primaret” përplasin Kreshnik Çollakun me Endira Bushatin, deputeti: I them fituesit pa mbaruar numërimi; Ish-kryetarja e AMA: Nuk je votuar asnjëherë në forumet e partisë

0

Një postim i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku që ironizonte primaret që po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit për të zgjedhur kandidatët e 6 Marsit, ka përplasur deputetin me ish-kryetaren e AMA-s, Endira Bushatin, anëtare e PD-së.

“Mund ti quash primare,mund ti quash koncert,kampionat tenisi ose lojra olimpike..,e pse mos ta besh kur vete firmos e vete vulos”, shkruhet në postimin e Çollakut që hapi debatin mes tij dhe Bushatit.

Në koment Endira Bushati shkruan se demokratët janë në radhë dhe po votojnë për të preferuarit e tyre, por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Çollakurt, i cili shprehet se fituesit dihen, duke përmendur edhe disa prej tyre.

Por edhe Bushati nuk është tërhequr nga debati dhe i ka thënë Çollakut se ai nuk është votuar kurrë nga forumet e Partisë Demokratike, ndërsa deputeti i ëhstë përgjigjur duke i thënë se s’ka shijuar asnjëherë emërim në funksione politike, por ëhstë votuar nga njerëzit.

Pjesë nga debati mes tyre:

Çollaku: Mund ti quash primare,mund ti quash koncert,kampionat tenisi ose lojra olimpike..,e pse mos ta besh kur vete firmos e vete vulos

Bushati: Nuk mbulohet dielli me shoshë Kreshnik….eshte nje shprehje…. Radhet jane me demokrate, as me klone, as punonjes call center… Nuk ka te verber me te madh se ai qe nuk do të shohë….eshte nje shprehje tjeter….

Çollaku: A do te ti them te shpallurit fitues,pa mbaru votimi e numerimi ?? Qe tani. Ne shkoder Bardhi,Ne Diber Premtim,ne Durres Ardiani..,ska nevoje ti votosh e numerosh hic. Nese nuk del keshtu ne darke te kerkoj ndjese. Nese del me ke borxh ti mua nje ndjese

Bushati: Në çdo garë ka perceptime dhe favorite Kreshnik….se po na çudit tani…..Pyetja ime per ty vazhdon te jete: keta qe jane radhe per te votuar, çfarë janë????? I sheh, i numeron?

Çollaku: Ne darke flasim. Nese del c them e mirpres nje ndjese. Nese jo te sigurte e bej une

Bushati: Pergjigjju pyetjes mbi votuesit demokrate….se dhe une kam nje parashikim se kush fiton….dhe kjo eshte normale!

Çollaku: Ti ke pritur besnikerisht cdo here emerimin.

Bushati: Une jam zgjedhur me vote nenkryetare e FRPD, anetare e keshillit kombetar te PD, qe nga 2003…..jam propozuar per Kryesi te PD ne 2005 dhe nuk kam fituar…..Ti pse e mohon qe ke kandiduar per Partine PDR per zgjedhjet lokale ne Tirane me slloganin “une guxoj”……s’te pelqen????

Çollaku: Shume. E sheh ty te ka ngrl ne mendje si supersllogan. Kjo esjte diferenca e votes dhe emerimit.

Bushati: o Kreshnik ne slloganin tend e kemi pasur barcalete ne PD deri vone…. Ti kur je votuar ndonjehere ne forumet e partise???? Se une t’i tregova rastet e mia! Dhe duhet t’i pergjigjesh pyetjeve dhe te mos i anashkalosh….ose mos u pergjigj fare!

Çollaku: Cdo here,asnjehere skam shijuar emerim ne funksione politike. Por me beso shija me e madhe eshte kur te votojne njerezit jo partia. Ti mbase e ke shije te paprovuar por me beso e vlen me cdo lloj kostoje.

Bushati: Une per fat kam shijen te jem votuar ne FRPD mes studentesh e pedagogesh, mes anetareve te Keshillit Kombetar…..shijen me te emeru deputet Luli nuk e kam pasur, e vertete…..ne fillim u merzitem te gjithe bashke e mban mend? Ishe ti i pari qe krijove grupin e pare te ëhatsappit kundra Lulit….e mban mend? Pas nja 1 viti nga 2017, kuptova qe duke mos na emeruar deputete, Luli na kishte bere nderin me te madh ne jete…..

Çollaku: 100 kritika kam pas atehere e po aq kam dhe sot. Ia kam thene ia them e do ia them prape e prape. Por qe primaret si iluminim demokratik pas 31 vitesh emerim,nuk e besoj dot

Komisioni i Rithemelimit: Rekord pjesëmarrjesh në Dibër

0

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se procesi i votimit në primaret në Dibër ka përfunduar.

Sipas këtij komisioni, pjesëmarrja ka qenë me e madhe se në referendumin e 18 dhjetorit ku demokratët ratifikuan shkarkimin e Lulzim Bashës.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit të PD:

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton që procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër ka përfunduar.

Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.

Komisioni njofton që ka vendosur të shtyjë orarin e votimit për të gjitha ato qendra ku ende interesi i votuesve demokratë është i lartë dhe ka fluks.

Procesi i votimit do të vijojë derisa të këtë votuar edhe demokrati i fundit.

Mbushën me kanabis fshatin në Dibër, lihen në burg 10 të arrestuarit, 4 në arrest shtëpie

0



Gjykata e Matit ka dhënë këtë të diel masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë në Dibër.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në burg janë lënë: Gëzim dhe Vilson Koleci, Idajet dhe Lezan Koleci, Mehmet Koleci dhe Fatjon Doda, Rasim Gjeçuki dhe Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci.

Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë: Gazmir Gjeçuki, Esat Koleci dhe Asim Hespapa.

Dibër. Zbulim i jashtzakonshëm arkeologjik, eshtra njerëzish që datojnë 1800 vite më parë…

0

Në maj të vitit 2021, në fashtin Gjuras, jo shumë larg Peshkopisë, u zbulua një shpellë e mbushur plot me eshtra njerëzore.

Emisioni “Gjurmë Shqiptare”, i cili bëri edhe zbulimin, kërkoi një grup pune të specializuar arkeologësh për të hulumtuar këtë vend.

Në shtator një antropologe franceze erdhi si e dërguar e Universitetit të Vjenës për të marrë kampione nga këto eshtra dhe për të kryer analizat e tyre.

Pas analizimit të tyre, arkeologët besojnë se këto eshtra datojnë rreth shekullit 3-5 të erës sonë, ose ndryshe 1700-1800 vite më parë.


Rama poston foton nga Burreli: Sheshi “Kastriotët”, në Matin që rilind hap pas hapi

0

Në bashkinë e Matit vitet e fundit janë kryer investime të ndryshme infrastrukturore, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve të qytetit verior.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga sheshi “Kastriotët” në bashkinë e Matit, i cili pas rikonstruksionit ka pësuar një ndryshim të madh.

“Mirëmëngjes dhe me qetësinë e sheshit “Kastriotët” në Matin që rilind hap pas hapi, ju uroj një të diel të paqtë”, thekson Rama.

Sheshi “Kastriotët”, para godinës së bashkisë Mat ka marrë tjetër pamje, të veçantë, falë investimit të kryer nga bashkia.

Në shesh janë vendosur pllaka mermeri, stola, trotuare, pllaka prej guri autokton, etj.

Kreshnik Çollaku i përgjigjet gazetarit Peka: Çimi shan këdo, problem është

0

Deputeti i Matit Kreshnik Çollaku i ështê përgjigjur gazetarit Çim Peka i cili e cilësoi servil.

Çollaku me ironi u shpreh se Peka shan këdo dhe problem i vërtet është kur ai nuk të shan.

Përgjigja e Çollakut vjen pas akuzave të rënda të Pekës i cili tha për deputetin që ndërron partitë dhe është servil.

Më poshtë statusi në facebook i Çollakut

Çimi shan kedo.
Problem eshte sot,mos te te shaje Çimi…

Cim Peka sulmon ashpër Kreshnik Çollakun: Një servil që ka ndryshuar disa parti

0

Gazetari Çim Peka permes nje statusi ka sulmuar deputetin e Matit, Kreshnik Collaku. Peka e cileson Çollakun si nje njeri servil te Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Yuri Kim, i cili ka ndryshuar dhe disa parti.

“5 NENTOR 2020
Per ata qe thone se nuk fola ne kohe. 2 minuta te verteta me servilin e Albinit dhe Vjoses si sovraniste ne Kosove e servilin e Yurit si shkaterruese e opozites ne Tirane. Kjo fytyre qe ka nderruar disa parti, sot flet ne emer te Amerikes dhe fajeson Presidencen Trump per deshtimet e “Lules artificiale”, shkruan Cim Peka. (Mattv.al)

https://fb.watch/aRkq1NW3ZZ/