Home Blog Page 316

Kreshnik Çollaku: Rama refuzon të përgjigjet për luksin e tij

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku u shpreh sot në një deklaratë për mediet se kryeministri Edi Rama refuzon të përgjigjet për luksin e tij.

“Edi Rama përdori sërish të vetmen gjë që ka arritur te qeverisja e tij 8-vjeçare, propagandën për të fshehur të vërtetën për udhëtimet e tij luksoze me charter privat”, tha Çollaku.

“Edi Rama refuzoi të japë informacion kush e pagoi qëndrimin e tij në hotelet luksoze të Mynihut ndërsa ai ndodhej atje për të pastruar imazhin e tij të nxirë nga krimi dhe korrupsioni”, theksoi Çollaku.

Çollaku shtoi se, “luksi i shfrenuar i kryeministrit të popullit më të varfër të rajonit, dhe që nga keqqeverisja e tij renditet ndër azilkërkuesit më të mëdhenj në botë përshkruhet më së miri nga gazetarja në intervistën e përkthyer dhe shpërndarë nga vetë zyra e kryeministrit, citoj: “Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. …Është Edi Rama, …kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, …Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Sot, investitorët nga Gjermania dhe jashtë vendit vërshojnë me milionat e tyre…”.

“Kryeministri i një populli, shumica e të cilit nuk siguron dot në këtë dimër të ftohtë, mjaftueshëm ushqim dhe ngrohje për fëmijët, shkon për një intervistë në Mynih, udhëton me Porsche e qëndron në hotele luksoze. Me paratë e kujt? A janë këto paratë e shqiptarëve?”, tha Çollaku.

“Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat. Në emër të shqiptarëve po e pyesim sot sërish Edi Ramën: A ke udhëtuar në Malmo të Suedisë me Charter? A ke udhëtuar drejt Sofjes, me charter? A ke udhëtuar drejt Ohrit, me charter? A ke udhëtuar drejt Bejrutit, me charter? A ke udhëtuar drejt Italisë, me charter? A ke udhëtuar drejt Kajros, me charter? A ke udhëtuar drejt Beogradit, me charter? A ke udhëtuar drejt Skocisë dhe Britanisë së Madhe me charter? A ke udhëtuar drejt Mynihut me charter?”, u shpreh Çollaku.

“Në përpjekje për të fshehur të vërtetat, Kryeministri ka deklaruar se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Por pagesat nga thesari tregojnë se Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’”, tha Çollaku.

Më tej deputeti i PD shtoi se, “në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë”.

“Pa llogaritur udhëtimet me charter të Edi Ramës, gjatë vitit 2020 Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit, në vitin 2021 14.6 milionë lekë. Gjithsej 171 milionë lekë qeveria ka shpenzuar vetëm për udhëtime, pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter, ku vetëm karburanti për një udhëtim llogaritet në 120 mijë euro”, tha Çollaku.

A do të hiqen përfundimisht masat kufizuese në Shqipëri? Ja si përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se ekspertet e Komitetit Teknik janë duke e monitoruar çdo ditë ecurinë e situatës epidemiologjike dhe bazuar mbi të dhënat do të merren dhe vendimet nëse do të hiqen përfundimisht masat kufizuese apo do ketë lehtësim të tyre.

“Por është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit dhe të marrim vendime bazuar në situatë dhe indikatorët, qoftë infektimeve, qoftë shtrimeve qoftë dhe humbjeve të jetës”, theksoi Manastirliu.

Aktualisht situata në vend është me mbi 18 mijë raste aktive që janë në masën 98% me variantin e ri Omicron dhe situata në spitale është e qëndrueshme, raportoi ministrja.

Pyetje: Disa vende të Evropës janë duke zbutur apo hequr masat, a është Shqipëria e gatshme të heq masat kufizuese përfundimisht?

Manastirliu: Masat në Shqipëri konsiderohen të intensitetit të ulët e mesatar, janë masa elastike, situata po vlerësohet në mënyrë dinamike.

Aktualisht është një situatë që na bën të jemi shumë të kujdesshëm në ato hapa që do marrim sa i përket lehtësimit të masave.

Sot jemi mbi 18 mijë raste aktive që janë në masën 98% me variantin e ri Omicron dhe situata në spitale e qëndrueshme.

Jemi duke e monitoruar çdo ditë ecurinë e situatës e bazuar mbi të do të merren dhe vendimet, por është herët për të shpallur fitoren ndaj virusit dhe të marrim vendime bazuar në situatë dhe indikatorët, qoftë infektimeve, qoftë shtrimeve qoftë dhe humbjeve të jetës.

Gjobat për qeset plastike, Xhelal Mziu: Falimentojnë 20biznese, s’e bën asnjë vend në BE

0

Do të nxjerrë falimentimin me 20 bizneseve me prodhimin e qeseve, kanë kosto financiare me makineri, do të nxirren nga tregu I punës 500 veta të punësuar. Tjetra që unë, renditemi vendi i parë në botë ka plot vende të BE që nuk kanë marrë asnjë iniciativa kanë rënduar përdoruesit me kosto të lartë ose kanë përcaktuar një afat kohor për eliminimin e saj.

Do të isha me hapin e parës, jo për të qenë të parët. Ministrja duhet të përdorë instrumente për eliminimin e qeseve. Janë njësitë vendore duhet ta luajnë këtë rol, janë operatorët e pastrimit, ekzekutimi I mbetjeve urbane, ka mbetje inerte dhe të ngurta, janë pothuajse në çdo pika të Shqipërisë.

Një qytetar që shkon në këto objekte konsumi si farmaci, markete nuk është se ka një alternativë të dytë. Edhe në BE qeset përdoren. Shkohet te penalizimi për prodhuesit, tregtarët, importuesit nuk justifikojnë fitimet për 5-6 vite. Përdoruesi deri 1 milionë lekë. A bën ndonjë bilanc negativ se çfarë. Mund ta ketë ruajtur 10 vite një qese për ta kursyer për të qenë objekt penalizimi i policisë. Në këtë kontekst do ta quaja një iniciativë e shpejtë, edhe më e shpejtë se e Europës krijon kosto të madhe. Do të doja të ngrinte zërin për impentimin e impiantit të ujërave të zeza. Më duket absurde kjo e qeseve plastike. është mikroskopike te jeta e qytetarëve.



Situata në Dibër, akset ku kalohet me zinxhirë, dëmtohet rrjeti elektrik, disa fshatra pa energji

0

Reshjet e dëborës kanë sjellë një situatë problematike edhe në qarkun e Dibrës. Trashësia e dëborës në qytet arrin deri në 20 cm ndërsa në zonat e thella shkon deri në 40 cm.

Bypass-i i Murrizit në rrugën e Arbrit është hapur prej orëve të pasdites me ndërhyrjen e katër borëpastrueseve që kanë bërë kriposjen e rrugës. Aktualisht kalimi bëhet me zinxhirë.

Edhe në aksin Peshkopi- Kala e Dodës -Kukës kalimi bëhet me zinxhirë, ndërsa më i vështirë është segmenti nga Cereni deri në Vasie pasi era mbush trupin e rrugës me borë duke vështirësuar punën e borëpastrueseve.

Po ashtu në aksin Peshkopi-Qafë Draj-Kukës kalimi bëhet me zinxhirë pasi bora ka zënë rrugën e ngrirë në disa segmente dhe ka rrezik për rrëshqitje.

Një pjesë e rrugëve rurale janë të hapura, por vijojnë të jenë të bllokuara rrugët lidhëse të fshatrave mes tyre dhe me qendrat e njësive administrative.

Problematike është situata në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës në Dibër, ndërsa më e qetë paraqitet në Bulqizë Njësitë Krastë, Ostren, Trebisht dhe disa fshatra të Zerqanit.

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erës së fortë janë dëmtuar shtylla dhe përcjellës elektrikë. Janë pa energji elektrike 8 fshatra në Lurë, fshatrat e Kalasë së Dodës, dhe një pjesë e Sllovës. Energjia mungon edhe në Njësinë Ostren dhe Krastë në Bulqizë.


Abcnews

Ndotet rruga Qaf Buall – Krastë. Në çdo cep të rrugës hedhin mbeturina

0


Të shohësh rrugë të ndotura nga hedhja vend e pa vend e mbeturinave nuk është aspak çudi në vendin tonë. Në çdo rrugë gjen pirgje me mbeturina të hedhura nga persona të papërgjegjshëm.
Edhe aksi rrugor Qaf Buall – Krastë ka të njëjtën panoramë si rrugët e tjera. Në këtë aks rrugor janë hedhur mbeturina nga më të ndryshme në disa pika, duke shkaktuar një ndotje të madhe të mjedisit.

Megjithëse pak metra më larg është venddpozitimi i mbeturinave të Bashkive Bulqizë e Klos, subjekte tregtare apo familjar i depozitojnë ato në natyrë të hapur anash rrugës.
Hedhja e mbeturinave përgjatë këtij aksi rrugor jo vetëm që krijon një pamje të shëmtuar të zonës përreth, por pasojat më të mëdha do të biejnë mbi mjedisin e për rrjedhojë edhe në shëndetin e qytetarëve.
Autoriteteve vendore iu është kërkuar me forcë nga qeveria dhe ministria e mjedisit që të mbajnë pastër territorin, e nëse konstatojnë ndotës të veprojnë sipas dispozitave ligjore në fuqi.

PD nxjerr videon: Kandidati në Dibër, poshtërimi që i bëhet demokratëve. Bashkëpunimi Berisha-Meta-Rama i qartë për çdo shqiptar

0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kandidatin që koalicioni “Shtëpia e Lirisë’ i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së ka propozuar në Dibër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Sipas selisë blu, ky kandidat, Premtim Kryemadhi, është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.

REAGIMI I PD
Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit  do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.
Po zgjodhe Sali Berishën e  Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpartiademokratike%2Fvideos%2F1017397838848343%2F&show_text=false&width=560&t=0#amp=1

Xhelal Mziu: Bulqiza është bërë më e acartë dhe më e  ftohtë nga Qeverisja Qendrore dhe Lokale Rilindase!

0

Nga Xhelal Mziu

Në qytetin e Bulqizës një dimër i acartë nga dëbora dhe temperaturat e ulëta!

Por, Bulqiza është bërë më e acartë dhe më e ftohtë nga Qeverisja Qendrore dhe Lokale Rilindase!

Pa punë, pa ndihmë ekonomike, me biznese të falimentuara (përveç oligarkëve të kromit), pa dru zjarri, pa drita!!

Bulqiza që ka mbajtur buxhetin e shtetit në 70 vite, sot është kthyer më i ftohtë se Burgu i Spaçit, Mirditë!

Ish-kandidati për deputet thirrje qytetarëve: Bojkoto Spar! Samir Mane po falimenton dyqanet e vogla në Bulqizë

0

Ish-kandidati për deputet Elton Debreshi ka bërë thirrje që të bojkotohen bizneset e sipërmarrësit të njohur shqiptar Samir Manes.

Përmes një postimi në Facebook, ai ironizon duke shkruar se është lajm i mirë se një pikë e rrjetit të supermaketeve “Spar”, në pronësi të Manes, është hapur në Bulqizë.

Debreshi thotë se hapja e këtij supermaketi do të falimentojë dyqanet e vogla, të cilat ishin në kushtet e mbijetesës në treg.

“Lajm i mire. Hapet Spar i samir manes ne bulqize po su ngop i her ky bre tu rrjep pupullin. Edhe ato dyqane te vogla qe mezi mbaheshin duke shitur sa me leke e sa pa leke tani falimentuan. Bojkotoni spar. Bojkoto samir manen”, shkruan Debreshi në Facebook.

Viena dhe Oxfordi të mahnitur nga zbulimi i Marin Memës në Peshkopi

0

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.

Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze.

Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.

Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.

Ndërkohë gazetari Marin Mema ka kërkuar që të vazhdojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por njëkohësisht, gërmimet arkeologjike duhet të bëhen në të gjithë zonën.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm për historinë tonë, pasi deri më sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrash që i përkasin kësaj periudhe.

Princ Leka citon fjalët e Kadaresë për Mbretëreshën Geraldinë: Vendimi për t’u kthyer në atdhe, një lajm i gëzuar për të gjithë ne

0

Princ Leka ka marrë pjesë sot në përurimin e shtatores së Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu I, në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ai citon fjalët e shkrimtarit Ismail Kadare për gjyshen e tij, teksa shkruante se vendimi për t’u kthyer në atdhe ishte një lajm i gëzuar për të gjithë shqiptarët.

“Duke cituar mikun tim dhe të Elias, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, që përpara 20 vitesh i shkruante kështu gjyshes time:

“Zonjë e lartë, vendimi juaj për t’u kthyer e për të jetuar në Shqipëri, ka qenë për mua, dhe kam bindjen se do të jetë për shumicën e shqiptarëve një lajm i gëzuar dhe jashtëzakonisht prekës. Ju po ktheheni në vendin që fati e solli të bëhet atdheu i juaj, ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime. Me këtë akt të lartë, ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”, shkruan Princ Leka.