Rekamë

Veç rezistencës që po bëhet në zonën pranë godinës së Teatrit Kombëtar shenja revolte janë parë edhe në rrugët e kryeqytetit.


Në disa pamje të filmuara në Tiranë mund të shihet se rruga është bllokuar nga disa kosha mbeturinash që janë vendosur të përmbysur. Po ashtu, në pamje duken edhe disa karrige që janë vendosur po ashtu në rrugë në shenjë proteste.

Kujtojmë këtu se deri më tani, njoftohet se nga trazirat e krijuara tek Teatri janë shoqëruar 37 persona ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet e dhunshme mes qytetarëve dhe forcave operacionale.