Dy automjete u përfshinë në një aksident ku për pak nuk rezultoi fatal, në Gjoricë të Bulqizës.

Një mjet tip benz dhe një fuoristradën u përplasën kokë më kokë mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Në të dy automjetet ndodheshin disa persona të cilët kanë pësuar lëndime, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e rrugës së Arbrit por ende nuk është kolauduar për të qarkulluar në të. Shpeshherë ka patur aksidente pasi mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë.