Një fëmijë 4-vjeçar mësohet se është sulmuar nga qentë endacak mbrëmjen e sotme në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në Shupenzë dhe fëmija pësuar plagë në fytyrë dhe trup.
Menjëherë pas kësaj, ai është transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë bluzat e bardha do të vlerësojnë gjendjen e tij, nëse do të dërgohet për mjekim më të specializuar në Tiranë.