
Moti ka marrë një tjetër kthesë këtë të Mërkurë. Pas temperaturave përvëluese për periudhën në të cilën ndodhemi, kjo e Mërkurë ka sjellë reshje shiu në të gjithë territorin e Matit. Megjithatë, reshjet në formë rrebeshi ishin në zonën e Burrelit ku për disa minuta, shiu u shoqërua me erë të fortë. Megjithatë, nga kjo stuhi nuk pati dëme.
Ndryshe nga zona të tjera të vendit tonë ku ka patur stuhi edhe breshëri, në Mat nuk janë raportuar dëme në bujqësi. Të vetmet pasoja në luginën e Matit ka qenë sporadike në shembjen e grurit dhe kjo ka ardhur nga era e fortë për pak minuta.
Megjithëse lugina e Matit është nën ujë për shkak të kanalit vaditës të Klosit, reshjet e sotme të shiut janë pritur në zona të tjera ku mungon uji vaditës. Të mbjellat e fermerëve e kishin të nevojshme shiun pas afro 5 ditëve ku temperaturat arritën deri në 35 gradë Celsius.
Sinoptikanët parashikojnë rritjen sërish të temperaturave në ditët në vijim, kun ë fundjavë ato pritet të kapin sërish vlera të larta, ideale për tju drejtuar bregdetit.