Mirditë/ Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ka humbur jetën një 35-vjeçar në aksin rrugor Milot-Morinë.


Në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës, drejtuesi i makinës tip “Volkswagen”, i identifikuar me inicialet G.N., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes