Rekamë

Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho ka treguar me zërin që i dridhej dhe me lot në sy përjetimet për tre javët e vështira në spital në përballje me Covid-19.

Ajo tha se ishte me fat që nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese dhe ia doli në luftën me koronavirusin.

Braho theksoi se do punojë me inspektorët dhe kolegët për të ndërgjegjësuar njerëzit që ta kuptojnë rrezikun që na kanoset nga virusi i rrezikshëm.

Vjollca Braho: Falënderoj ekipin mjekësor për kujdesin që treguan jo vetëm për mua por të gjithë që janë të shtruar, ata janë me të vërtetë heronjtë e Shqipërisë.

Unë jam dëshmi e gjallë, pas 3 javëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Reanimacion preka vdekjen, kur oksigjeni në trupin tim vajti në 40%.

Dua ti bëj thirrje nga kjo foltore të gjithë atyre që janë skeptikë e që më merrnin në telefon e më pyesnin “Vjollca vërtet kaq i rëndë eshte Covid-19?”.

Duhet të luftojmë për veten e shoqërinë, të mbajmë maskën e të parandalojmë përhapjen
e këtij infeksioni të pabesë qe sot je mirë e nesër e sheh vetën ne spital.

Duhet të luftojmë si në 9 mars e deri sot, të parandalojmë përhapjen, ti bëjmë qytetarët të ndërgjegjësuar, se nuk është shaka.

Por është me fat ai që nuk ka sëmundje të tjera, një nga ato isha dhe unë që bënë të mundur që të jetoj e të jem në mesin tuaj.

Jam kthyer më e fortë e bashkë me kolegët e mi, ne do jemi një krah i fortë i ministres për të parandaluar përhapjen e covid 19, ti bëjmë qytetarët të vetëdijshëm të mbajnë maskën për të parandaluar këtë sëmundje të pabese”.