“Mati i ndriçuar”, projekti që rriti sigurinë e banorëve përgjatë rrugës “Petrela”

0
10

Që prej vitit 2017 Bashkia Mat u përfshi në projektin Matra, “Siguria Publike në Nivel Vendor në Shqipëri”, i cili po zbatohet nga Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje (FLAG), Akademia e Hagës për Qeverisje Lokale, VNG International, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Jashtme të Hollandës. Bashkia e Matit u përzgjodh ndër 5 bashki në të gjithë vendin, ku u zhvilluan një sëra takimesh për tu finalizuar me financimin e projektit “Mati i ndriçuar”. Qëllimi i këtij projekti ishte vendosja e ndriçimit në rrugën “Petrela” që të dërgon tek banesat sociale në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit. Ky investim u realizua me bashkëpunim mes OJF-ve dhe Bashkisë Mat. Por ky projekt nuk përfshiu vetëm ndriçimin por edhe trotuarin për kalimin e këmbësorëve. Me finalizimin e këtij projekti, banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge, ndjehen më të sigurtë sidomos gjatë lëvizjes në orët e mbrëmjes.