Mat. Dita e Biodiversitetit, asnjë aktivitet sensibilizues

0

22 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit. Kjo datë përkujton 22 Majin e vitit 1992, datën e miratimit të tekstit të Konventës së Diversitetin Biologjik. Por në një ngjarje të tillë, munguan aktivitetet që zakonisht organizohen nga institucionet qendrore, kryesisht Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Por sa është bërë në këtë drejtim në vendin tonë e kryesisht në Mat? Faktet tregojnë se pas viteve 90-të pyjet tona janë shkatërruar nga dora e njeriut. Masivet e bukura pyjore halore e dyshqe janë prerë pa kriter, duke sjellë pasoja të mëdha në diversitet. Masivet me pyje të larta si ai i Qafshtamës, Llapushit në Ketë, Mbasdejë, Balgjaj etj, janë prerë pothuajse të gjitha, ndërsa kanë munguar iniciativat për rimbjelljen e tyre. Në këtë kuadër, të paktën në një ditë si kjo e sotmja, institucionet përgjegjëse duhej të zhvillonin një aktivitet që jo vetëm të tregonte se po bëjnë diçka për natyrën, por dhe për të dhënë një shembull që jemi ne bashkë me ata që duhet ta ruajmë