Rekamë

Me  propozimin  e  ministrit  të  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes  Sociale  dhe  të ministrit  të  Brendshëm,  Këshilli i Ministrave vendosi gjoba për individët që nuk zbatojnë urdhërin për mosqarkullim pas orës 18:00.

“17. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve   në   parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Për individët,   të   cilët,   nëkushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”.