Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fushë-Krujë dhe largohet nga vendngjarja

0
8

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në vend. Mësohet se në Fushë-Krujë, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes së fortë, shtetasi Zenel Duka, këmbësori, ka humbur jetën.

Ndërkohë, shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Mëngjesin e sotëm një tjetër aksident i mori jetën një të moshuari në Kavajë. 78-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në momentin që është goditur fort nga një automjet, duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe më pas vdekjen në spital.