
Arrestohet ish-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Ai u arrestua në Francë, ndërsa akuzohet prë korrupsion.
Platini u arrestua si pjesë e hetimit për ndikimin që Kupa e Botës në 2022 të zhvillohet në Katar.
Legjenda franceze u zgjodh në krye të UEFA-s në vitin 2007 dhe shërbeu si president deri në vitin 2015 kur u ndalua nga Komiteti i Etikës i FIFA-s.
Sipas raportit të mediave franceze, Platini ishte marrë në paraburgim të martën në mëngjes, si pjesë e hetimit për Kupën Botës e cila do të zhvilloohet në Katar.