Rekamë

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për Anxhelo Kapaj dhe “arrest shtëpie” për Qamile Kapajn, në banesën e të cilëve u gjet një laborator droge. Mësohet se Qamilja e ka pranuar faktin që ka kultivuar drogën e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Ajo thotë se ka marrë borxh 25 milionë lekë tek të afërmit e saj. Gruaja është penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë. Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve, por tek motra e tij. Shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.
Pak ditë më parë policia vuri në në pránga 2 persona si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi kishin kthyer një banesë në funksion të kultivimit të lëndëve narkòtike. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkòtike. “Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkòtike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj” bënë me dije Policia e Shtetit.