
Sezoni i pranverës nis në prill dhe përfundon në fund të qershorit për frekuentuesit e ujërave termale në Peshkopi. Por pronarët e hoteleve tregojnë se nuk kanë kanë patur asnjë vizitor apo pacient që të frekuentojë llixhat. Janë mbi 30 hotele dhe rreth 200 shtëpi pritëse të cilat e kanë të lidhur jetën me turizmin. Në kohë normale në sezonin e pranverës llixhat e Peshkopisë i frekuentojnë rreth 15 mijë vizitorë, ndërsa ky sezon dështoi totalisht. Një pjesë e mirë e hoteleve nuk kanë përfituar asgjë nga paketat ndihmëse të qeverisë. Edhe ato që kanë përfituar, nga një apo dy paga punëtorësh, sërish pronarët nuk kanë përfituar. Bllokimi i trasportit ka bërë që pacientët të paguajnë bileta disa herë më të shtrenjta deri në 20 mijë lekë të vjetra për person nga Kamza në Dibër. Mbyllja e kufinjve dhe trasportit publik është një godtje e rëndë për bizneset që janë në shërbim të turizmit balnear. Ato kërkojnë të zhbllokohen kufinjtë dhe transporti publik, pasi nëse nuk hapen janë të gjithë të falimentuar.