Kreshnik Çollaku: Ideja e Ramës për të refuzuar ftesën për në samitin e BE-së, akt anti-historik dhe i rrezikshëm

0
43

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, ka komentuar mëdyshjet e Kryeministrit Edi Ramës për të marrë pjesë në samitin e BE, që do të mbahet nesër (23 qershor).

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Çollaku tha se vetëm ideja për të refuzuar një ftesë të tillë nga BE është një akt i një skandali të jashtëzakonshëm dhe anti-historik.

Kreshnik Çollaku: Ideja për të refuzuar një ftesë që vjen nga BE, për të bojkotuar një nga samitet më të rëndësishme të BE, në situatat më delikate që Evropa po përballet, është një akt i një skandali të jashtëzakonshëm, është një akt anti-historik. Është ngjarja më e rëndë e politikës që pas viteve ’90. Është sjellja zyrtare më e rënda në raport me atë që është aspiratë kombëtare.

Të bojkotosh një ftesë të tillë është një shenjë e rëndë dhe e rrezikshme. Ajo që Rama tentoi të bënte dje ishte zhvendosja e prioritetit politik drejt integrimit në BE, ishte një nënshtrim spektakolar i Shqipërisë, karshi interesave të Serbisë. 

Sipas tij, me deklaratën që bëri kreu i shtetit dje, dha shenjën se kjo qeveri nuk ka prioritet integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreshnik Çollaku: Edi Rama dje dha shenjën se për këtë qeveri, integrimi i Shqipërisë në BE nuk është më prioritetet.

Më tej ai tha: Samiti mendoj se do pranoj statusin kandidat të Ukrainës dhe mendoj se do ushtrojë presion mbi Serbinë që njëherë e mirë të ndajë udhët me Rusinë. Pra ose do të rreshtohet në krahë të Evropës ose do të jetë krahë Rusisë.