
Shtohet numri i të prekurve me koronavirus. Burime të sigurta për Exit News, thonë se sapo është konfirmuar rasti i tretë me koronavirus. Personi i infektuar ndodhet në Qendrën spitalore ‘Nene Tereza’. Në orët e mesnatës u konfirmuan dhe dy rastet e para të koronavirusit në Shqipëri. Ata ishin babë e bir dhe djali kishte qenë në Firence.