
Vendosja e barrierave metalike anësore në aksin rrugor Skuraj – Peshkopi ka përfshirë edhe segmentin Klos – Bulqizë. Pjesa më problematike e kësaj rruge është ajo mbi fshatin Plan i Bardhë.
Në këtë segment aksidentet kanë qenë të shumta çka e tregojnë edhe lapidaret e vendosura në të gjithë gjatësinë e tij.
ARRSH ka nisur investim për rritjen e parametrave të sigurisë në këtë rrugë duke vendosur barriera metalike në anësore të saj.
Ashtu siç dhe është shprehur në kthim-përgjigje për Mat Tv, këto barriera do të vendoseshin në zonat më problematike siç janë muret, urat dhe kthesat.
Por si për çudi edhe në segmentin Klos – Bulqizë ka ndodhur i njëjti fenomen si ai në Shkopet.
Në shumë pika të rrezikshme të kësaj rruge nuk janë vendosur mbrojtëset, duke lënë vend për rrezikshmëri për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Jashtë kameras ata i bëjnë apel instancave përgjegjëse që të mos e lejojnë investimin të jetë gjysmak por të kërkohet zbatimi i projektit ashtu siç është miratuar nga ARRSH.