Këngëtarja nga Burreli, Xheisara shpërthen keq ndaj Blendi Klosit: Do thosha diçka por jam live…Është turp, dje në TV, nesër të shes bukë për 100 lekë”/Ne kemi falimentuar!

0
7

Këngëtarja Xheisara tha se pauza prej tetë muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit e kanë dëmtuar rëndë ekonomikisht. Xheisara u shpreh se nuk ka mundësi të paguajë taksat, ndërsa shtoi se e ka të vështirë të ndryshojë profesion.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo u shpreh se ka turp që të ndryshojë profesion pasi tanimë është kthyer në figurë publike.

“Është turp, dje në televizor dhe nesër të shes bukë 100 lekë, 200 lekë. Unë paguaj taksa, mua shteti më merr një herë në muaj në telefon dhe thotë paguaj taksat. Ndërkohë që unë s’kam lekë. Po mua çfarë po më hyn në punë bashkia. Unë sot kam nevojë për shtetin. Këngëtarët të presin se kanë bërë lekë mjaftueshëm. Ne nuk jemi në punë, a nuk meritojmë ne të na jepnin pagë nga shteti,”- tha këngëtarja.

Me gjuhë të ashpër ajo iu referua edhe deklaratës së ministrit Blendi Klosi, se pandemia përhapej nga valët e muzikës.

“Ne kemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”,-shtoi ajo.