Karburantet, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

0
46

Bordi i Transparencës në mbledhjen e tij të radhës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve.

Për qytetarët e thjeshtë, një litër naftë do të tregtohet me 240 lekë për litër, ndërsa një litër benzinë me 221 lekë.

Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër.

Deklarata e Bordit të Transparencës

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.