
Që prej mbrëmjes së kaluar i gjithë vendin ynë është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm duke u shoqëruar me stuhi dhe rrebeshe. Qarkun Dibër, reshjet e kanë përfshirë pjesërisht, ku më intensive kanë qenë në rrethin e Matit. Megjithatë, nuk është raportuar asnjë problematikë e krijuar si pasojë e reshjeve afatshkutra të rëna në interval të ndryshme kohore gjatë natës dhe orëve të para të ditës së sotme.
Moti i paqëndrueshëm, pritet të vijojë edhe gjatë natës së sotme dhe gjysmës së parë të ditës së Enjte. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herëpashershne me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastraj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës do të ketë ndërprerje të reshjeve.
Autoritetet e mbrojtjes civile ju kërkojnë qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike. Ndërkohë, nga fundjava nis edhe rritja e temperaturave për të vijuar me javën e parë të muajit Shtator.