Rekamë

Të shtëna me armë janë dëgjuar disa minuta më parë në afërsi të Bashkisë Kamëz. Burime bëjnë me dije se dyshohet se nga të shtënat mund të ketë edhe persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e një personi i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. R.K., është parë me një kallashnikov në dorë ai është parë teksa qëllon me armë. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ai ka kërcënuar edhe policinë, duke mos pranuar që të dorëzohet.

Policia e Shtetit ka rrethuar banesën dhe pritet të bëjë ndërhyrje për të neutralizuar personin.